PS, Brace: Shit- blerja e hotel "Dajtit", spekulative
TIRANE- Partia Socialiste e cilëson blerjen e hotel “Dajtit” nga Banka e Shqipërisë si një “operacion spekualiv” dhe akuzon se “po shpërdoron paratë e shqiptarëve për të mbushur arkat bosh të shtetit”
“Akti i fundit i qeverisë dhe i BSH-së, dëshmon edhe më qartë se arka e shtetit vazhdon të jetë gjithnjë e më tepër bosh.”
Dëshmon dhënien e parave nga Banka e Shqipërisë për arkat bosh të qeverisë së Sali Berishës. ” – tha deputeti i PS Erjon Brace sot paradite në një prononcim për mediat para kampit të grevistëve, i vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para godinës së kryeministrisë.
Brace theksoi se çmimi me të cilin u shit hotel “Dajti”, 30 milionë euro, është “skandaloz” pasi është shumë herë më i ulët nga sa është ofruar në tendera.
“Vlera më e lartë e ofruar disa herë në ankandet e dështuara për të shitur hotel “Dajtin” , ka qenë diku te 7. 5 milionë dollarë gjë që dëshmon se operacioni i blerjes nga BSH është spekulativ dhe i pajustifikuar, dhe shpërdorim i parave të Bankës së Shqipërisë.“
Me një vendim të marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, hotel "Dajti", i lënë në harresë për vite me radhë, kaloi në pronësi të Bankës së Shqipërisë. Çmimi i shitjes sipas këtij vendimi ishte 30 milionë euro që praktikisht i shet një institucioni shtetëror një pronë tjetër shtetërore. Në VKM vihet si kusht që, "përdorimi i pronës të jetë vetëm për qëllime administrative dhe për çdo funksion tjetër në shërbim të këtij qëllimi, i cili nuk dëmton vlerën monumentale të pronës".
(s.g/BalkanWeb)