E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta -Faith: Prishtina e Beogradi të nisin dialogun

TIRANE- “ Kosova është realitet i pakthyeshëm dhe është kthyer në një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon”- deklaroi zv kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta në konferencën e përbashkët për shtyp të zhvilluar menjëherë pas takimit me shefin e Zyrës Ndërkombëtare Civile në Kosovë Piter Faith, të cilën ai e konsideroi një takim “të hapur dhe konstruktiv”
Meta garantoi se Shqipëria mbështet dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm institucionet në Kosovë, përkushtimin dhe angazhimin e tyre me qëllim forcimin e shtetit dhe të ligjit në gjithë territorin e Kosovës si dhe zhvillimin ekonomik të saj.
Dy zyrtarët e lartë ndarë të njëjtin qëndrim të përbashkët se “Kosova ka bërë një travers shumë të madh, por ka ende sfida për të përballuar në drejtim të forcimit të shtetit dhe korrupsionit, sfida këto dhe për vendet e tjera në rajon.”

“Bërja funksionale e EULEX në veri të Mitrovicës”- tha Meta- do të jetë një garanci më shumë për forcimin e ligjit edhe në këtë pjesë të Kosovës duke krijuar kushte më të mira për të gjithë qytetarët që jetonte atje.”

Në mbëshjetje të decentralizimit dhe komunitetit të pakicës në Kosovës, në Tiranë u nënshkrua sot marrëveshja për financimin e një fondi prej 400 mijë eurosh investim në komunën e Gracanicvës.

“Shqiëria i bashkohet me SHBA-së që Beogradi dhe Prishtina të nisin dialogun për cështje ende të pazgjidhura pasi urat e bashkëpunimit janë e vetmja rrugë për në BE”.

“është e rëndësishme dhe mbështesim praninë e Kosovës në të gjitha takimet rajonale”- tha Meta duke shtuar se është e rëndëishme që BE të ofrojë sa më parë udhëërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Meta më tej tha se i kishte përcjellë përfaqësuesit të lartë europian në Kosovë shqetësimin dhe kundërshtimin për angazhimin e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve neveri të Kosvoës, pasi kanë karakter “ilegjitim”
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›