Davids, pergezon Ferraren: Ka nje ekip, per trofe
Ish-lojtari i Juventusit, Edgar Davids beson se bardhezinjte jane gati, qe te fitojne me shume trofe gjate ketij sezoni. Ciro Ferrara eshte emeruar trajner dhe Fabio Kanavaro, Diego dhe Felipe Melo, kane qene lojtaret qe kane ardhur si perforcime tek ekipi italian. Davids, i cili ka luajtur me pare, beson se shoku i skuadres se tij do te arrije te drejtoje nje skuader fituese ne te gjitha kompeticionet. "Ferrara ka fituar eksperiencen e duhur, nga Marcelo Lipi dhe mendoj, se eshte i zoti qe te fitoje trofe edhe me Juventusin", - theksoi holandezi Edgar Davids qe vizitoi ish-ekipin e tij, ne pergatitjet e veres. Davids shtoi me tej, se lojtaret aktuale te Juventusit garantojne nje sukses te mundshem, si dikur.