E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e Xhekson, hetimi zgjerohet ne 19 mjeke

Sipas informatave te policise, i dyshuari kryesor per vdekjen e ikones se pop-it Michael Jackson, eshte mjeku i tij personal, Conrad Murray. Megjithate, sipas informatave te reja, behet e ditur se eshte paralajmeruar nje zgjerim i hetimit ne me shume se 15 mjeke te cilet kuronin Jackson gjate viteve. Detektivet amerikane tashme kane leshuar urdheresat gjyqesore, si dhe kane marre te gjitha te dhenat e duhura mjekesore per te nisur me bisedat informative te mjekut te permendur. Kengetari i vdekur kishte perdorur shume emra te rreme, ne menyre qe te merrte sa me shume ilace, dhe per kete e ndihmonin shume mjeket ne fjale. Policia permendi madje 19 mjeke me ndihmen e te cileve Jackson arrinte me lehte deri tek ilacet. Ne fakt, dihet se shumica e mjekeve ne praktike nuk e shenojne fare emrin e pacientit ne recete. Autoritetet ende po kerkojne te mesojne per sa mjeke behet fjale saktesisht, por gjykuar nga te gjitha, rasti i Jackson eshte me i rendi ne vitet e fundit, ndaj edhe denimet pritet te jene po aq te medha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›