E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 50 mijë shqiptarë të Maqedonisë pa shtetësi

Mbi 50 mijë shqiptarë vazhdojnë të jenë pa shtetësi dhe kryesisht pa të kanë ngelur të gjithë ata që janë lindur në Maqedoni dhe jetojnë me dekada të tëra, ndërsa pas periudhës së shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe në fillimet e pavarësimit të Maqedonisë janë gjetur jashtë vendit.

Kjo kategori e qytetarëve përbëhet kryesisht nga shqiptarë që për mbi 50 vite e më tepër jetojnë në Maqedoni, por që kanë origjinë nga zonat e tjera shqiptare nga Kosova, Lugina e Preshevës apo ish-republikat e tjera jugosllave.

Një shifër e tillë e përafërt jepet edhe nga ekspertë dhe avokatë që janë marrë me lëndë të tilla, të cilët theksojnë se kjo problematikë po ndjekë dhe ka vënë në hall shumë familje shqiptare, por që tashmë ato janë lënë në harresë totale.  Ndërkohë, vetë qytetarët që nuk kanë shtetësi theksojnë se janë të zhgënjyer nga të gjitha institucionet për këtë çështje, duke përfshirë edhe Avokatin e Popullit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›