E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbuloni kenaqesine e trupit

Ne rast se gjate nje gjendjeje intimiteti vemendja eshte e perqendruar ne faktin per te fshehur trupin sesa per ta shfaqur, frenimi behet nje pengese e vertete per te perjetuar plotesisht kenaqesine e castit. Jo gjithmone eshte e rendesishme te kesh nje trup te bukur. Thelbesore eshte qe ta njohesh dhe te marresh prej tij kenaqesi. Ja se si trupi, ne menyre te vecante gjate veres, zbulohet dhe vihet ne dukje. Por ai nuk eshte thjesht nje kornize: nepermjet tij ne shprehim veten! Trupi eshte konsideruar gjithmone poli i kundert i shpirtit dhe i jane atribuar padrejtesisht vlera negative. Njerezit hyjne ne kontakt me njeri-tjetrin nepermjet fizikut dhe gjesteve, nepermjet pozicioneve dhe sjelljeve qe flasin, me nje gjuhe qe paraprin fjalet. Per fat te keq, ne shoqeri jemi te detyruar te perballemi me imazhin e idealizuar te papersosmerise estetike te trupit, te ofruar nga mjetet e komunikimit. Keshtu, rrezikojme qe te ndihemi me shume te frustruar, se te nxitur per t'u permiresuar. Duke pare trupin e tyre te zhveshur, shume femra bien pre e ankthit. Arsyeja eshte qe jane mesuar ta gjykojne dhe krahasojne me modele ideale shpesh te pamundura.

Arsyet duhet te jene perballjet e shpeshta dhe te perditshme me velina e balerina dhe kalendaret "e rregulluar me kompjuter", por nga nje sondazh i fundit dilet ne perfundimin se vetem 36% e grave evropiane e konsiderojne veten terheqese per partnerin, ndersa 66% deklarojne qe nuk e pelqejne veten. Kjo pasiguri ne rritje shpjegohet me paaftesine per t'u ndjere te kenaqura me trupin dhe feminitetin e tyre: jo me kot menstruacionet jane percaktuar nga te intervistuarat si nje traume e vertete mujore (68%), te afta per te krijuar tensione me partnerin (49%), ndersa gjinekologu eshte per me shume se 60% te grave "mashkulli qe i tremben me shume", nga i cili duan te rrine sa me larg te munden.

Ne pamje te pare, grate duken shume te vemendshme ndaj vetes dhe nevojave te trupit te tyre, por ky eshte nje interes siperfaqesor, qe perfshin aspektin me te jashtem, sic eshte veshja dhe grimi. Por, sapo flitet per te hyre ne konfidence me trupin e tyre ne menyre me te thelle, ngrihen barriera psikologjike vertet te veshtira per t'u rrezuar. Ne te tilla raste, nje edukim i qarte seksual dhe i jetuar pa tabu, mund te ndihmonte grate te njihnin veten me mire dhe ta jetonin me mire edhe feminitetin e seksualitetin e tyre.

Per nje jete te lumtur seksuale eshte ne fakt e domosdoshme te pranosh dhe te duash fizikun tend: trupi i gjykuar dhe i kritikuar nuk jep kenaqesi aq sa nje trup qe vleresohet dhe pelqehet! Ja perse grate duhet te mesohen te shohin veten, ta njohin dhe te kene konfidence me trupin e tyre, si dhe ta duan fizikun e tyre. Karakteristikat e trupit tone, qe i konsiderojme defekte, shpesh nuk jane te tilla, perkundrazi duhen perdorur si "arme" terheqjeje dhe joshjeje. Te jesh e bukur nuk do te thote te jesh e perkryer: po te jesh shume e bukur rrezikon te trembesh ata persona qe te ndikuar nga inferioriteti i tyre estetik, nuk duan te rrezikojne refuzime zhgenjyese.

Gjithmone duhet ta permiresosh joshjen tende seksuale, qe vlen ne nje menyre te vecante per te permiresuar mundesite e tua te terheqjes ndaj te tjereve, per te zgjuar interesin e partnerit, per t'u ndjere me e sigurt ne vetvete. Kjo ama, pa rene ne nje sulm siperfaqesor kurash per "trup perfekt", duke pasur para syve nje model te ngrire bukurie, te zhveshur nga pasionet, ndjenjat, kujtimet. Kush do te permiresohet duhet te dije te qendroje para nje pasqyre: te shohe trupin e te mesohet ta respektoje. Sigurisht dicka nga ajo kornize mund te jete permiresuar, por puna me madhe i perket brendesise dhe pikerisht autostimes: kush nuk ka stime per veten dhe nuk e vlereson ate, si mund te shpresoje se te tjeret do ta bejne? Ajo qe te gjithe duam per nje jete seksuale te kenaqshme nuk eshte te shkarkosh gjate aktit seksual nje impuls dhe nje deshire, por marredhenia e deshiruar me nje person tjeter, sepse vetem duke e deshiruar tjetrin dhe duke u ndjere objekt deshire i tij, zbulon veten si trup dhe si person.

Zbulimi duhet te rrjedhe nga njohja. Te stabilizosh nje konfidence me trupin tend eshte kryesore per te jetuar nje jete te mire seksuale. Te eksplorosh, te prekesh, te njohesh pjeset e trupit dhe lekuren tende, te kuptosh cilat jane zonat e ndjeshme dhe cilat jane gjestet qe te shpien ne kenaqesi eshte e nevojshme per ta jetuar me mire seksualitetin. Shume femra mendojne se autoerotizmi eshte nje ekskluzivitet i meshkujve, por eshte ne te kundert dhe nje kenaqesi femerore nga mund te marresh nje eksperience natyrale e te shendoshe per nje jete seksuale te qete. Por si mund te ndihmohen femrat ta njohin trupin e tyre ne anatomine, funksionimin, evolumin dhe ne harmonine e tij?

Arma e seksualitetit, njihni trupin tuaj

Trupi i femrave, shpesh pak i njohur dhe nga vete ato, meriton respekt per te qene i shijuar ne teresine e tij te gezimit, alegrise dhe sensualitetit. Te gjitha femrat e reja duhet te bejne nje udhetim qe nis nga njohja anatomike e trupit, per te kaluar ne zbulim te "mekanizmit te funksionimit". Te kuptuarit se si perseritet cikli magjik i ovulimit, lejon te kuptohet ne menyre te qarte funksionimi i sistemeve kontraceptive. Vetem nepermjet njohjes se sistemeve te tilla, grate mund te zgjedhin me vetedije si te jetojne jeten seksuale ne liri dhe autonomi te plote, per te arritur nje kenaqesi te cliruar nga dyshimet dhe shqetesimet. Nje kenaqesi vetem fiziologjikisht eshte percaktuar si "orgazem", por qe eshte shume me teper: nje pervoje qe perfshin gjithe jeten personale dhe lidhjen. Mos te harrojme, se kenaqesia nuk koincidon vetem me gjinine, por eshte nje shfaqje mendore qe ka nevoje dhe per kenaqjen e imazheve mendore. Te reagosh pa ndrojtje nga trupit tend, pa u munduar ta fshehesh, sjell nje kenaqesi jo vetem per veten, por edhe per te gjithe njerezit qe te rrine prane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›