E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, masive pyjore në flakë

Me të marrë njoftimin, në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet policore dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilët në bashkëpunim dhe me banorë të zonës po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit, megjithëse terreni është shumë i thyer.

Policia e Elbasanit pas veprimeve të para dhe pas informacioneve të marra konstatoi se zjarri është vendosur  aksidentalisht. Është bërë i mundur identifikimi i autorit shtetasi A. Gjoni, 56-vjeç, banues po në fshatin Balez. Ky shtetas kishte ndezur një zjarr në tokën e tij, me qëllim për të djegur disa shkurre.

Si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, ka marrë një sipërfaqe shumë e madhe me pyje. Shtetasi A,Gjoni, është shoqëruar pranë Komisariatit policisë Elbasan, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. /Start/

                                                                                             2012-03-16 15:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›