E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dante përforcon Bayernin

Mbrojtësi i Borussia Monchengladbachut, Dante nga sezoni i ardhshëm do të jetë futbollist i rivalit nga Bundesliga, Bayern Munich.

“Bayern është një prej tri, katër klubeve më të mëdha në botë. Në Bayern do të kem mundësi të luaj në nivelin më të lartë dhe të fitoj tituj. Jam 28 vjeç, andaj ky është një hap i madh në karrierën time”, deklaroi Dante për vendimin e tij të publikuar nga ueb faqja zyrtare e Monchengladbachut.

Kontrata e Dantes me Monchengladbachun skadon në fund të këtij sezoni, andaj ai do të kalojë në Bayern si futbollist i lirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›