Capello kërkon një klub

Fabio Capello është i gatshëm t’i kthehet angazhimit të përditshëm në një klub. Strategu italian, i cili muaj më parë dha dorëheqje nga posti i selektorit të Anglisë, ka bërë të ditur se dëshiron të drejtojë një skuadër.
“Do të më pëlqente puna e përditshme. Roli i selektorit për mua është shumë i lehtë. Pushimet e gjata nuk më pëlqejnë. Andaj do të doja që për disa vite rresht të punoja si trajner, në fushë, ditë pas dite”, deklaroi Capello për Sky Italia.
Gjatë kësaj jave kanë filluar të qarkullojnë spekulime se Capello kërkohet nga Milani.