E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Strategji e re, per regjistrimin e pronave” Rozeta Rapushi

Te rishihet strategjia e regjistrimit te prones dhe titujt e pronesise te jepet ne nje ndertese te vetme. Keto propozoi dje, deputeti demokrat, Eduard Halimi, pas rrezimit te disa neneve nga ana e Gjykates Kushtetuese per menyren e regjistrimit te pronave. “Une mendoj, se strategjia e regjistrimit te prones, duhet ripare. Duhet ripare, jo vetem ne frymen e vendimeve te Gjykates Kushtetuese, por edhe te zhvillimeve te reja dhe evoluimit te ketij procesi gjate 10 viteve te fundit. Ne kete menyre, une besoj se strategjia e regjistrimit te prones, ka nevoje per nje ndertese te re, me arkitekture te re, e dizajn modern”, tha Halimi. Sipas tij, ne respekt te vendimit te Gjykates Kushtetuese, permiresimi ne ligjin e pronave duhet te behet dhe menyra me e thjeshte, sipas deputetit demokrat, eshte amendimi i dispozitave apo riformatimi i tyre ne frymen e Gjykates Kushtetuese. “Kjo do te sillte nje impakt te shpejte dhe nuk do demtonte veprimtarine e institucioneve nga mungesa e rregullit ligjor te shfuqizuar”, theksoi Halimi. Zgjidhja me e mire ne kete rast, sipas tij, do te ishte perfundimi i regjistrimit elektronik te pronave si dhe vitalizmi i certifikimit te hipotekes. Nga ana tjeter, Halimi sugjeroi qe ti jepet fund nje here e mire, menyres se dhenies se titujve pronesie nga ana e institucioneve te ndryshme. Halimi u shpreh, se ne rast se institucione te ndryshme, do te kene te drejten dhe mundesine te japin tituj pronesie te ndryshme me varesi te ndryshme, apo te kontestojne titujt e pronesise me menyre te ndryshme, atehere procesi do te jete shume i veshtire. “Rezultati i ketij ekuacioni me shume te panjohura, eshte i veshtire te dale ne perputhje me qellimin final qe ne kemi, per perfundimin e regjistrimit brenda ketij mandati. Ndaj besoj, se eshte e nevojshme te mendojme per krijimin e nje ndertese te re, qe te mbledhe te gjithe administrimin e territorit dhe gjithe institucionet qe merren me pronat, qe nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, ALUIZNI dhe Inspektoriati Ndertimor, komisione te tjera qe shqyrtojne titujt dhe sigurisht ajo qe eshte konkluzioni, ZRPP, hipoteka”, sqaroi Halimi. Sipas tij, projekti per kete ndertese, arkitekturen e dizajnin do te ishte zgjidhja me e mire, per te zgjidhur problemin me regjistrimin e prones, perfshi dhe eliminimin e vakuumit te krijuar nga shfuqizimi i Gjykates Kushtetuese te disa neneve te ligjit. Reagimi dhe propozimi i deputetit demokrat, vjen pak kohe pas dhenies se vendimit nga ana e Gjykates Kushtetuese per regjistrimin e pronave.

Vendimi i Kushtetueses per pronat
Gjykata Kushtetuese, rrezoi ne fund te muajit prill si antikushtetues, disa nene te ligjit “Per regjistrimin e Pasurive te paluajtshme”, qe percaktonin fshirjen e regjistrimeve te pronave, te kryera pas regjistrimit te pare, ne rast se ka disa regjistrime per nje pasuri te paluajtshme. Me shumice votash, Gjykata Kushtetuese vendosi te pranoje kerkesen e Avokatit te Popullit, qe kerkoi shfuqizim si te papajtueshem me kushtetuten te nje percaktimit te tille ligjor, qe do te krijonte sipas tyre probleme ne regjistrimin e pronave ne vend. “Shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten te paragrafit te dyte dhe te trete te nenit 10 dhe te paragrafit te dyte te nenit 39/a te Ligjit “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme. Si dhe Udhezimit te Keshillit te Ministrave “Per miratimin e procedures se fshirjes se regjistrimeve te kryera ne kundershtim me ligjin dhe te atyre, qe krijojne mbivendosje, ne zyren e regjistrimit te pasurive te paluajtshme”, vendosi kushtetuesja. Sipas kesaj gjykate, nenet e rrezuara ne thelbin e tyre cenojne te drejten e prones. “Gjykata vlereson, se fshirja e regjistrimit te prones nga nje strukture administrative kufizon te drejten e pronesise dhe krijon nje pasiguri juridike per shtetasit, duke cenuar ne te njejten kohe dhe te drejtat e fituara. Gjykata vlereson se pretendimi i kerkuesit se e drejta e prones, e fituar permes nje akti publik apo vendimi gjyqesor te formes se prere, nuk mund te cenohet ne kete mase dhe per nje kohe kaq te papercaktuar permes nje procedure administrative, pervecse nje procedure gjyqesore, eshte i drejte dhe duhet pranuar”, shprehet ne vendimin e dhene Gjykata Kushtetuese. Avokati i Popullit, u ankua se pezullimi i veprimeve mbi pronen dhe fshirja e regjistrimit te mbivendosjeve nga regjistruesit dhe Kryeregjistruesi, pa nje proces te rregullt gjyqesor, ka cenuar rende te drejten e prones, ne kuptim te se drejtes se mbrojtur nga neni 42 i Kushtetutes.
Nenet e rrezuara si antikushtetuese
Ne rastet kur, per te njejten pasuri, jane bere me shume se disa regjistrime, te cilat nuk kane rrjedhur nga njeri-tjetri, ne perputhje me dispozitat e ketij ligji, regjistruesi, me vendim te arsyetuar, i kerkon Kryeregjistruesit te vendose fshirjen e regjistrimeve te kryera pas regjistrimit te pare, kur ky i fundit eshte ne perputhje me nenet 192-197 te Kodit Civil, duke bere shenimin ne kolonen perkatese.
Deri ne nxjerrjen e vendimit te Kryeregjistruesit per miratimin ose refuzimin e kesaj kerkese, regjistruesi ben pezullimin e regjistrimit dhe mbi pasurine nuk mund te kryhen veprime, si dhe njofton palen/palet e interesuara brenda 10 diteve. Konfirmimi i marrjes se njoftimit depozitohet ne dosjen perkatese.
Kryeregjistruesi merr vendim brenda 30 diteve nga marrja e kerkeses.
Ne rast te mosmarrjes se vendimit nga Kryeregjistruesi, zbatohet neni 328 i Kodit te Procedures Civile.
Vendimi i Kryeregjistruesit i njoftohet pales/paleve te interesuara brenda 10 diteve dhe konfirmimi i marrjes se njoftimit depozitohet ne dosjen perkatese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›