E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankesa masive për prokurimet publike

Pranë Avokatit të Prokurimeve për periudhën janar-korrik janë regjistruar rreth 400 ankesa, për të cilat është marrë masa e hetimit apo monitorime.

Kjo shifër ankesash është mjaft e lartë, krahasuar me atë të një viti më parë, ku për të njëjtën periudhë janar-korrik 2010 u regjistruan 257 ankesa. Në shtatë muajt e parë të këtij viti janë kryer 65 monitorime, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishin 53 monitorime të zhvilluara.

Pjesa më e madhe e ankesave lidhet me skualifikimet që u bëhen operatorëve, apo dokumentacionin shtesë që u kërkohet. Gjatë këtij viti, vihet re edhe rritja e monitorimeve që vetë institucioni i Avokatit të Prokurimeve ka kryer krahasuar me një vit më parë. /S.Ll/Start/
     

                                                                                             2011-09-06 17:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›