Rusi, protesta kundër krizës ekonomike
Vladivostok -Në Vladivostok të Rusisë, qindra persona kanë demonstruar në rrugët e qytetit, duke kërkuar që qeveria të japë dorëheqjen për shkak të krizës ekonomike. Demonstruesit akuzuan qeverinë ruse të kryesuar nga Vladimir Putin, që nuk kishte marrë masa për të përballuar krizën,ndërsa është rritur numri i të pa punëve. Në dhjetor të vitit të kaluar autoritetet ruse kishin dërguar njësitë speciale të policisë për të shpërndarë protestat në Vladivostok, me ç'rast kishin arrestuar rreth 100 vetë.