E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim i OPEC-ut për naftën

Vjenë -Ministrat e vendeve eksportuese të naftës, OPEC kanë zhvilluar sot një takim në Vjenë të Austrisë, ku kanë diskutuar mbi hapat e ardhshëm të kartelit rreth çmimeve të ulëta të naftës në kohën e krizës ekonomike botërore. Pritet që ministrat të vendosin nëse do të vendosin për reduktime të reja të prodhimit të arit të zi, apo do t'i inkurajojnë vendet anëtare të OPEC-ut që t'i zbatojnë në tërësi rekomandimet nga muaji shtator për uljen e prodhimtarisë për 4.2 milionë fuçi në ditë.

Rusia diskutoi lidhur me mundësinë e pasjes së një përfaqësuesi të përhershëm në OPEK, deklaroi sot zëvendëskryeministri rus, Igor Seçin, gjatë një mbledhjeje të kartelit në Vjenë.

"Biseduam lidhur me pasjen e një përfaqësuesi të përhershëm në OPEK", deklaroi ai në një fjalim të mbajtur në fillim të një mbledhjeje ndërministrore të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK).

Pyetjes lidhur me një anëtarësim të mundshëm në kartel, Igor Seçin iu përgjigj pa dhënë hollësi: "Do ta mendojmë, kur OPEK-u të respektojë të gjitha angazhimet e marra".

"Duke i bashkërenduar përpjekjet me OPEK-un, Rusia ka luajtur një rol aktiv në zvogëlimin e ofertës për naftë. Në vitin 2008, kemi zvogëluar eksportet e naftës me 15 milionë tonë ose 300 000 fuçi nafte në ditë (5,2 për qind) në krahasim me vitin 2007, kryesisht duke rritur mjetin e rafinimit kombëtar", kujtoi ai në fjalimin e tij. "Në muajt janar-shkurt të këtij viti, prodhimi i naftës ka rënë me 1,9 për qind (1,5 milionë tonë) në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008 dhe ka arritur në 78,5 milionë tonë", shtoi ai.

Partner cilësor i OPEK-ut dhe, vetë e varur nga të ardhurat që sjell nafta, Rusia, prodhuesi i dytë më i madh në botë pas Arabisë Saudite, mund të arrijë të luajë një rol më të rëndësishëm në drejtimin e ekuilibrit të tregut në një të ardhme të afërt.

"Sugjerojmë mbajtjen e një konference ndërkombëtare në fund të vitit 2009 në Moskë me pjesëmarrjen e vendeve të OPEK-ut, të vendeve prodhuese të pavarura, të ndërmarrjeve të mëdha të sektorit, të investitorëve dhe të ekspertëve", deklaroi Igor Seçin në fjalimin e tij në Vjenë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›