PSD: Korrupsioni kancer për shoqërinë
Prishtinë-Partia Socialdemokrate e Kosovës ka deklaruar se korrupsioni është shndërruar në kancer për shoqërinë kosovare, pasojat e së cilës janë duke i vuajtur vetë qytetarët. Partia e ish-kryeministrit Agim Çeku theksoi se format më të shpeshta të korrupsionit janë kontrabanda me mallra të ndryshme në kufi, përfitimet nga dhënia e tenderëve, keqpërdorimi i mjeteve të ndryshme buxhetore, si dhe forma tjera.
Me qëllim të luftimit të korrupsionit , zëdhënësi i PSD-së Gëzim Kasapolli ka thënë institucionet duhet të krijojnë një Plan Aksional, i cili do të orientohej në reformimin e gjithanshëm të sistemit juridik dhe shërbimit policor të vendit, ndryshimi e ligjit penal dhe të procedurave penale , si dhe krijimin e një Gjykate , Prokurorie dhe shërbimi të specializuar policor për luftimin e korrupsionit.