Mlladic ne varrin e se bijes. Pritet ekstradimi i tij brenda 24-oreve

I dyshuari për krime të luftës, Ratko Mlladiç, ish- komandant serb i Bosnjës, i shoqëruar nga forcat e rendit ka vizituar varrin e vajzës së tij Ana.E dhe gjatë kohës që ishte në arrati nuk kanë munguar sinjalizmet për vizitat e të shumëkërkuarit në varrin e Anës që në moshën 23- vjeçare vrau veten me pistoletën e babait të saj . Zëvendës prokurori i Serbisë për krime të luftës, Bruno Vekariq, tha se Mlladiçi është shoqëruar në burgun ku ai po mbahet që prej të enjtes, menjëherë pas ndalesës së shkurtër në varreza.
Serbia pritet të ekstradojë ish-komandantin e trupave të serbëve boshnjakë, Ratko Mladiç brenda 24 orëve në gjykatën e Hagës. Hapi pritet të ndërmerret sapo panel ii tre gjykatësve të vendosë mbi kërkesën për apel të paraqitur nga avokati i Mlladiç. "Trupi gjyqësor prej tre gjyqtarësh do të vendosë shpejt. Ka shumë gjasa që ata ta kundërshtojnë këtë. Ministri i Drejtësisë do të nënshkruajë dokumentet e nevojshme, dhe ai niset," deklaroi për agjencinë Reuters një zyrtar serb në kushte anonimati. Gjykata e Hagës akuzon Mlladiçin për genocid dhe masakrën e vrasjes së rreth 8.000 burrave muslimanë në Srebrenicë gjatë rrethimit 43 mujor të Sarajevës.
Masakra e Srebrenicës konsiderohet më e rënda në Evropë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.