Ankesat e qytetarëve, nis kontrolli për lejet e ndërtimit në Elbasan
Elbasan- Pas ankesave të qytetarëve dhe frikës për përsëritjen e rastit të Gjirokastrës, bashkia e Elbasanit ka startuar verifikimet e të gjitha lejeve të ndërtimit të dhëna dy vitet e fundit.
Një grup pune nga Drejtoria e Urbanistikës në bashkëpunim me Inspektoriatin e Ndërtimit është duke verifikuar në terren të gjitha objektet për të cilat është marrë leje ndërtimi nga KRRT-ja e bashkisë këto dy vitet e fundit.
Sipas kreyebashkiakut verifikimet kanë nisur pas ankesave të qytetarëve. Sipas tij këtë vit janë regjistruar gjithsej 359 ankesatë ndryshme nga të cilat janë zgjidhur 343 dhe të pazgjidhura kanë mbetur vetëm 8 ankesa.
Ky kontroll konsiston në faktin se sa janë zbatuar kondicionet e këtyre objekteve dhe nëse janë bërë shkelje mbi lejen e ndërtimit. Gurpi i punës është duke mbajtur procesverbale mbi këto punime. Nga konkluzionet e këtij kontrolli do të ndërmerren edhe masa për shkelësit.
Sipas kreut të Bashkisë në rast se do të kontatohen shkelje atëherë për subjektet do të ketë gjoba dhe vendime për kthimin në kushtet e lejes së ndërtimit për çdo objekt. Në qendër të vëmendjes së këtij grupi pune do të jenë sidomos objektet e adaptuara nga apartamente në dyqane.
Ankesat e qytetarëve në këtë drejtim kanë qenë të shumta sidomos përgjatë bulevardit kryesor “Qemal Stafa”,ku katet e para janë kthyer në dyqane e lokale. Në bazë të të dhënave nga bashkia në këto kushte do të verifikohen 20 objekte për të cilat është dhënë leje për adapatim të aprtamenteve në lokale apo pika tregëtimi.