E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e fundit e Rafols Casamada

Në kuadër të Vjeshtës së Kulturës Spanjolle në Shqipëri, u prezantua më 18 shtator në Galerinë Kombëtare të Arteve vepra e piktorit spanjoll Albert Rafols Calsamada. Gjysmë shekulli krijimtari 1950-2005, përmes ciklit të zgjedhur prej 40 veprash të një prej artistëve më përfaqësues të artit bashkëkohor katalanas, një klasik i kohës sonë që lëvroi edhe letërsinë.

Sot kjo ekspozitë lë Shqipërinë. Me këtë rast Ambasada Spanjolle në Tiranë organizon një takim special në Galerinë e Arteve me kuratorin e ekspozitës Jose Francisco Yvars, një ekspert i veprës së Rafols Casamada dhe vjen ngaInstituti i Artit Modern të Valencias.

Seminari do të mbahet në orën 17.30 në librarinë e GKA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›