Te rene ne detyre perkujtohen policet e vrare
Në shumë prej drejtorive të policisë në vend u përkujtuan sot policët e rënë në krye të detyrës. Në ceremonitë me të afërmit e tyre u premtua vazhdimi i ndihmës për integrimin e familjeve të tyre. Në të gjithë vendin janë 220 punonjes policie te vrare dhe 228 te plagosur.
DURRES - 22 punonjësit e policisë të rënë në krye të detyrës në Qarkun e Durrësit janë përkujtuar sot me një ceremoni të vecantë. Drejtori i Policisë së Durrësit, Aleks Hajdari tha se në këtë kuadër të kësaj mbështetjeje, një pjesë e familjarëve të policëve të rënë në krye të detyrës, shërbejnë pikërisht në strukturat e policisë. Ceremonia është mbyllur me homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Qytetit.
VLORË- Në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës janë përkujtuar 16 efektivët e rënë në krye të detyrës. Në ditën kushtuar kujtimit të tyre, drejtori i policisë së qarkut Nazmi Kotarja është ndalur tek masat që po merren për ruajtjen e jetës së efektivëve të policisë duke theksuar edhe rëndësinë që ka mbështetja financiare për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës.
LEZHË- Në qarkun e Lezhës janë 17 efektivë të rënë në krye të detyrës, dy prej të cilëve u shpallën sot Dëshmorë të Atdheut. Në mjediset e drejtorisë së policisë së qarkut kanë qenë të pranishëm familjarë të policëve të rënë, por edhe qytetarë të Lezhës. Drejtori Muharrem Furriku theksoi se fëmijët e policëve të rënë do të vazhdojnë të kenë mbështetjen e qeverisë për arsimim, punësim dhe strehim.
FIER- Anëtarët e 15 familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës kanë përkujtuar të afërmit e tyre në mjediset e policisë së Qarkut të Fierit. Drejtori i policisë Mërgim Hoxha në vlerësimin për sakrificat e policëve të rënë, theksoi punën e madhe që duhet bërë në vazhdimësi për lehtësitë që duhet t’u krijohen familjeve të tyre për strehim punësim dhe shkollim.
KUKES- Në qarkun e kuksit janë 5 dëshmorë të policisë, të cilët janë përkujtuar në një ceremoni në prani të familjarëve të tyre. Drejtori i policisë Sadri Ramcaj premtoi mbështetje të vazhdueshme për familjet e policëve të vrarë.
Olgera Muka