E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vila e Droges aty ku mblidhen perdoruesit ne Tirane

Shqipëria sipas të dhënave zyrtare numëron mbi 40 mijë përdorues ku pjesa më e madhe e tyre janë të përqëndruar në Tiranë. Përpos shumë përpjekjeve të tyre , gjetja e një vendi, një hapësire apo një kthine duket më sfiduesja për ta. Një prej këtyre vendeve, një vilë, në mes të lagjes “Kombinat” në Tiranë është shëmbylltyra më domethënese e ambientit në të cilin narkomanët e shumtë të kryeqytetit marrin nevojën e tyre të përditshme.

Kjo banesë për orendi ka vetëm përbërës narkotikësh dhe mjete të konsumimit të saj. Nje udhetim permes shiringave, llastikëve e letrave te aluminit te nxjerra nga paketat e cigareve, ndersa brenda “viles se zeze” siç ka filluar te njihet nga banoret pushtimi i narkomaneve ka arritur deri aty sa ne çdo prej 16 dhomave te saj, ndesh detaje që marrin edhe përmasa frike.

Kjo eshte vetem nje prej zonave nga dhjetra te tilla te kryeqytetit ku konsumimi i droges eshte bere kaq i thjeshte, madje ne çdo orar dhe me shqetesimin e askujt.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›