E Diel, 1 Nëntor 2026

Ankesat nga organizatat e partisë nga Tirana e rrethet, mbërrijnë në selinë qendrore

Rama demoralizon bazën e PS-ës, me qëndrimet e tij ndaj procesit të pasaportave elektronike
Qëndrimi indiferent dhe pengues i Edi Ramës ndaj procesit të pajisjes me pasaporta elektronike ka ndeshur në reagimin e bazës së Partisë Socialiste. Përballë kësaj sjellje të kryetarit të tyre, anëtarë të PS-ës të cilat nuk e fshehin ndjenjën e demoralizimit dhe të pesimizmit, e lexojnë “mesazhin” indiferent dhe pengues të Edi Ramës si një frikë të demonstruar prej tij për një ballafaqim të mundshëm në prag të zgjedhjeve të përgjithshme. Për bazën dhe strukturat lokale të PS-ës, Edi Rama, ndërsa po shton dozat e demoralizimit dhe pesimizmit në radhët e anëtarësisë së PS-ës, po mundohet ta shfrytëzojë këtë proces, si një arsye më shumë, për shtyrjen edhe për pak kohë të dështimit të tij.
Shqetësimin e tyre, drejtuesit lokalë të organizatave të PS-ës, ia kanë shprehur edhe drejtuesve më të lartë të partisë.
Mësohet se ky shqetësim, ka mbërritur në selinë qendrore të PS-ës, nga drejtuesit e organizatave bazë të kësaj partie në Tiranë, periferinë e saj, por edhe nga fshatrat përreth kryeqytetit.
Duke konfirmuar, këtë shqetësim të bazës, burime të selisë së PS-ës, kanë bërë të ditur, se gjeografia e ankimeve të bazës së partisë, përfshinë edhe organizatat të tjera nga fshatrat e qytetet të tjera të Shqipërisë.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se shqetësimet e bazës janë të njëjta dhe lidhen me frikën që Edi Rama demonstron përballë zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, ndaj ët cilave ka zgjedhur të sajojë probleme të paqena me procesin e shpërndarjeve të pasaportave elektronike, në vend të qëndrimit të kundërt, atë të nxitjes së mundshme të anëtarësisë e simpatizantëve të PS-ës, për tu pajisur sa më shpejt me pasaportat elektronike.
Për bazën e PS-ës, më mirë do të ishte që Edi Rama ta inkurajonte këtë proces, se sa ta pengonte e paragjykonte. Sipas bazës, me këtë sjellje të tij Edi Rama, shton edhe më shumë dyshimet te anëtarët e simpatizantët e PS-ës, për një humbje të mundshme të zgjedhjeve, përballë rezultatit të të cilave, kryetari i tyre, ka zgjedhur të demoralizojë e bëjë pesimiste zgjedhësit e mundshëm të PS-ës, duke mos i nxitur e inkurajuar për pajisjen me pasaportat e reja elektronike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›