E Diel, 1 Nëntor 2026

PD nënshkruan zyrtarisht marrëveshjet elektorale me PAD dhe PBLD

Bashkimi për të zbatuar të njëjtat projekte, që janë më të mirat
Partia Demokratike e kryesuar nga kryetari i saj dhe njëherazi kryeministri, Sali Berisha nënshkroi dje marrëveshjen paraelektorale me dy forca politike të qendrës së djathë, me Aleancistët e Neritan Cekës dhe Bashkimin Liberal Demokrat të Arjan Starovës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.
Kreu i qeverisë, Sali Berisha e cilësoi formalizmin e koalicionit të djathtë politik, si koalicion vlerash, për të mbrojtur të njëjtat vlera që u besojmë dhe që ndajmë.
Berisha tha se bashkohemi për të zbatuar të njëjtat projekte, për të cilat kemi besimin më të plotë se janë projektet më të mira për Shqipërinë, për shqiptarët, për fëmijët tanë, për gjeneratat që do të vijnë.
Kryeministri theksoi se me këto marrëveshje këto parti vendosin të funksionojnë në një koalicion të plotë, të fitojnë zgjedhjet, të qeverisin dhe të jenë së bashku, të jenë një parti.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›