Ankesat për faturat afrove dhe mbifaturimin e energjisë
09/08/2011 Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve fton CEZ në seancë dëgjimore
Përplasjet për disa muaj me radhë mes CEZ-it dhe konsumatorëve ka detyruar komisionin e posaçëm që të mblidhet për të diskutuar situatën e krijuar. Por duket se për këtë nuk ka ndikuar vetëm raportimi i përditshëm i medjeve mbi mungesën e shërbimit normal ndaj qytetarëve, por kanë qenë dhe ankesat e dorëzuara pranë komisionit që kanë sjellë një mbledhje të detyrueshme. Në këtë takim u vendos që dhe CEZ-i të ketë të drejtën e një përgjigjeje për të gjitha ankesat e paraqitura. Dje në Ministrinë e Ekonomisë u zhvillua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorëve nën drejtimin e nënkryetares së këtij komisioni Anila Jani. Në këtë mbledhje u morën në shqyrtim ankesat e konsumatorëve në lidhje me praktikat e kompanisë “CEZ-Shpërndarje”.
Ankesat dhe problematika e ngritur nga ana e konsumatorëve konsistonin në mosdorëzimin e faturave të energjisë në vendbanimet e konsumatorëve, vendosjen e zërit “vlerë e debisë” në faturat e energjisë, mungesën e furnizimit me energji elektrike, vendosjen afrofe në shuma të konsiderueshme në faturat e energjisë si dhe mosinformimin e konsumatorëve në lidhje me ndryshimin e vendndodhjes së sporteleve të pagesave të energjisë elektrike, duke shkaktuar detyrimin për pagesën e kamatëvonesave.
Në fund të kësaj mbledhjeje ky komision vendosi t’i kërkojë kompanisë “CEZ-Shpërndarje” informacion të hollësishëm për të gjithë problematikën e ngritur dhe vazhdimin e shqyrtimit të çështjeve në mbledhjen tjetër të këtij komisioni, në të cilën kompania do të ftohet në një seancë dëgjimore. Nga ana tjetër, deri ditën e mbledhjes së radhës komisioni do të pranojë ankesat e tjera, të cilat mund të diskutohen në këtë takim.