Komisioni: Të bllokohet miniera dhe licenca e ACR
09/08/2011 Komisioni i kërkim-shpëtimit të minierave pas një mbledhje urgjente të zhvilluar dje në mbrëmje i ka kërkuar Ministrisë së Ekonomisë masa drastike për sa i përket minierës së Bulqizës. Duke parë situatën e krijuar nga mospastrimi i ajrit dhe ujërave, komisioni ka kërkuar bllokimin e menjëhershëm deri në një kohë të dytë të minierës. Gjithashtu është propozuar pezullimi i përkohshëm i licensës së kompanisë që ka të drejtën e shfrytëzimit të saj. Propozimet e komisionit pritet të firmosen prej ministrit, duke e bërë atë të detyrueshme. Situata ka ardhur nga moskujdesi në minierë pas një greve të gjatë të minatorëve.
Kompania: Po përgatitim projektin.
Nikolla: Shtyrja e negociatave është papërgjegjshmëri
Bulqizë, nis dita e 16-të e grevës së urisë,
ACR shtyn takimin me minatorët
Bisedimet e paralajmëruara dje mes kompanisë “ACR” dhe minatorëve të Bulqizës nuk janë realizuar as dje. Ndonëse ishte paralajmëruar një takim në mesditë, sërish nuk u gjet zgjidhja. Ndërkohë sot nis dita e 16-të e grevës së urisë, kur miniera e Bulqizës rrezikon seriozisht jetën e 13 minatorëve, të cilët janë ngujuar në grevë urie në thellësinë 1400 metra nën tokë. Në lidhje me vendin e grevës së urisë është zhvilluar dhe një replikë mes palëve, kur shtohet së grevistët nuk janë 1400 m nën tokë, por 700 metër.
Tashmë u bënë tri ditë që mjekët kanë këmbëngulur në ndërprerjen e grevës së urisë për shkak të gjendjes shëndetësore të minatorëve. Por ata nuk kanë pranuar të braktisin misionin deri në plotësimin e kërkesave.
Bisedimet
Palët lajmëruan zhvillimin e një takimi sipas marrëveshjes paraprake, ku kreu i sindikalistëve, Kolë Nikolla, nuk do të ishte në bisedime. Në vend të tij do të ishte një përfaqësues i sindikatave. Ndërkohë, në rast se palët do të binin dakord në nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare, do të ishte dhe Nikolla. Por pavarësisht këtij pakti, përfaqësuesit e kompanisë “ACR” nuk u paraqitën në zyrat e bashkisë, ku u lajmërua takimi, duke mos realizuar as nisjen e bisedimeve. Pas anulimit të takimit kreu i sindikatës Kolë Nikolla e ka cilësuar një veprim të papërgjegjshëm. Madje, ai ka akuzuar se nga kompania kanë nisur bisedime të fshehta me minatorët, që kanë si qëllim braktisjen e grevës.
Reagimi
Megjithëse bisedimet nuk u realizuan, kompania “ACR” thekson se ai do të zhvillohet. Por më parë, sipas tyre, ekspertët e kompanisë do të hartojnë një draft konkret të pikave që do të bisedohen. Kjo për të pasur një marrëveshje të pranueshme nga palët dhe që do të realizohet. Ndaj dhe në përfundimin e draftit do të nisin dhe bisedimet. Megjithatë, do të priten zhvillimet e sotshme për të dhënë një vendim përfundimtar të situatës. Në kohën kur greva e urisë ka kaluar javën e dytë dhe në momente tejet të vështira për minatorët e grevës së urisë.
Ekspertët e minierës kanë kërkuar që të ndërhyjnë për të vënë në funksionim pompat e ajrit të minierës, si dhe për të mbajtur në mbikëqyrje galeritë. Por një kërkesë e tillë nuk është pranuar sërish nga organizatorët.