Ankesat që vunë në lëvizje Avokatin e Popullit për ankesën
Kërkesat e sindikatës së Policisë së Shtetit dhe Shoqatës së Ushtarakëve në rezervë
Laureta Rryçi
Tiranë - Pas miratimit të ligjit të ri Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit dhe 21 qytetarë punonjës të Policisë së Shtetit në detyrë dhe ish punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët trajtohen me pagesë kalimtare apo me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi janë ankuar në zyrën e Avokatit të Popullit për shkelje që po u bëheshin të drejtave të tyre. Në ankesën e saj sindikata shprehet se në përmbushje të detyrimit ligjor, social e profesional për të mbrojtur të drejtat dhe interesat sociale të punonjësve të Policisë së Shtetit, ajo ka ndjekur me shqetësim procedurat e miratimit të ligjit “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”. Sipas saj përgatitja e projektligjit është kundërshtuar fuqimisht nga të gjitha grupet e interesit, si strukturat e Policisë së Shtetit, Sindikata e Policisë dhe shoqatat e punonjësve të policisë në rezervë, por ky fakt nuk është marrë në konsideratë nga strukturat ligjbërëse përkatëse.
Ankesa
Në ankesën e saj, Sindikata e Policisë shprehet se aktualisht ka disa akte normative që rregullojnë marrëdhëniet juridike në këtë fushë, si ligji nr. 8661, dt. 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”, neni 89 i ligjit nr. 9749, datë 04.06.2007 “Për Policinë e Shtetit”, VKM nr. 443, dt. 16.06.2005 “Për kushtet, kriteret dhe masën e përfitimeve nga sigurimi shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe anëtarëve të familjeve të tyre, në rastet kur punonjësi ndërpret karrierën”, Udhëzimi i përbashkët nr. 1752/1, dt. 29.07.2005 i Ministrit të Rendit Publik dhe nr. 3584, dt. 01.08.2005 i Ministrit të Financave “Për zbatimin e VKM nr. 443, dt. 16.06.2005 “Për kushtet, kriteret dhe masën e përfitimeve nga sigurimi shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe anëtarëve të familjeve të tyre, në rastet kur punonjësi ndërpret karrierën”, Urdhri nr. 1783, dt. 05.08.2005 i Ministrit të Rendit Publik “Për realizimin e të drejtave të punonjësve te Policisë së Shtetit për përfitime suplementare” dhe Urdhërshërbimi nr. 476, dt. 09.08.2005 i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit “Për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga aktet normative për përfitimet suplementare të punonjësve të Policisë së Shtetit”, të cilat janë miratuar vitet e fundit dhe me asistencën ndërkombëtare. Trajtimi i punonjësve të policisë sipas akteve të mësipërme është parashikuar edhe në nenet 88 dhe 89, të ligjit të ri nr. 9749, date 04.06.2007 “Për Policinë e Shtetit”. Ligji “Për Policinë e Shtetit”, është përgatitur me grup pune të përbashkët me specialistë nga Policia e Shtetit Shqiptar, Misionet Policore Ndërkombëtare që asistojnë Policinë e Shtetit, si PAMECA e ICITAP dhe OSBE-ja, dhe se ky ligj u vlerësua si ligji më i mirë për Policinë e Shtetit Shqiptar. Konkretisht qytetarët ankues, të cilët janë punonjës policie në detyrë apo të liruar, por që trajtohen me pagesë kalimtare ose me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, ankohen për cenim të disa të drejtave të fituara apo të pritshme nga ligji nr. 8661, dt. 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”. Sipas tyre ligji i ri nr. 10142, dt. 15.05.2009 që kontestohet ul në mënyrë të ndjeshme masën e përfitimit, përkeqëson pagesën sipas gradave dhe sipas kontributeve të secilit punonjës policie.
Ndryshimet
Sipas pretendimeve të ankuesve pagesa sipas këtij ligji është e njëjtë për të gjithë punonjësit e policisë. Kështu sipas ligjit të ri, punonjësit që paguajnë kontribute më të mëdha në sigurime dhe kanë grada të larta policore, do kenë të njëjtën pagesë me ata me kontribute më të vogla dhe grada të ulëta. Po kështu është shpjeguar se barazimi që i bëhet trajtimit të punonjësve të Policisë së Shtetit me efektivat e strukturave të tjera është i pamotivuar, pasi natyrat e punës janë të ndryshme. Gjithashtu nga subjektet ankues kundërshtohet edhe fuqia prapavepruese e këtij ligji (neni 29 “Rillogaritja e të drejtave të njohura”), e cila bie haptas në kundërshtim me frymën e Kushtetutës dhe parimet bazë të së drejtës, sidomos parimin kushtetues të sigurisë juridike. Në përfundim të ankesës, sindikata dhe ankuesit e tjerë kërkojnë që Policia e Shtetit të mos përfshihet në ligjin e ri, por të vazhdojë të trajtohet sipas përcaktimit të bërë në nenin 89, të ligjit nr. 9749, datë 04.06.2007 “Për Policinë e Shtetit”, ku përcaktohet se: “Punonjësi i Policisë gëzon të drejtën e përfitimeve të tjera shtesë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në ligjin nr. 8661, datë 18.09.2000 ‘Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”.
Për të arritur këtë qëllim ankuesit kërkojnë ndërhyrjen ligjore të Avokatit të Popullit për të mbrojtur interesat ligjore të punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilat janë cenuar rëndë nga ligji nr. 10142, dt. 15.05.2009.
Box
Argumentet mes ligjit të ri dhe atij të vjetër
Nga analiza e fakteve rezulton, se disa dispozita të ligjit nr. 10142, dt. 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë” vijnë në kundërshtim të hapur me frymën e Kushtetutës dhe disa vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, duke shkelur hapur të drejtat kushtetuese dhe ligjore të punonjësve të Policisë së Shtetit të cilat ata i kanë përfituar më parë. Dispozitat e tij nuk respektojnë kërkesat kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të fituara, por cenojnë pozitën juridike të punonjësve të Policisë së Shtetit në detyrë, në pension të parakohshëm dhe të atyre që përfitojnë pension suplementar duke prekur nevojat jetike të tyre. Ligji i mëparshëm nr. 8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe ligjit nr. 9749, dt. 04.06.2007 “Për Policinë e Shtetit” kishin përcaktuar një pozitë ekonomiko-financiare më të favorshme. Ndërsa ligji objekt shqyrtimi ndryshon disa kritere përfitimi duke i përkeqësuar ato dhe mohon ose cenon disa të drejta të përfituara më parë me ligj, megjithëse kushtet e subjekteve përfituese mbeten të pandryshueshme. Gjithashtu ligji i ri barazon në trajtim punonjësit e Policisë së Shtetit me ushtarakët etj, ndërkohë që ata nuk kanë kushte pune e vështirësie të njëjta. Gjithashtu ai diskriminon hapur ata punonjës që janë dënuar duke ju dhënë një dënim tjetër kryesor, të pa caktuar me ligj.
23 Korrik 2009