Ankesat shtyjnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale

Agjencia shtetërore e lajmeve e Egjiptit ka raportuar të enjten se organi përgjegjës për mbikëqyrjen e zgjedhjeve presidenciale në vend ka njoftuar se nuk do t’i publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ashtu siç ishte planifikuar paraprakisht.
Komisioni Zgjedhor i Egjiptit bëri të ditur se do t’i duhet më tepër kohë për të shqyrtuar të gjitha ankesat e bëra nga dy kandidatët presidencialë.
ndryshe, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Egjipt garuan Mohamed Mursi, si kandidat i Vëllazërisë Myslimane, dhe Ahmet Shafiq, i cili ishte kryeministri i fundit i vendit në kohën e ish-presidentit Hosni Mubarak.
Që të dy kandidatët pretendojnë se kanë fituar në raundin e dytë zgjedhor, prandaj edhe kanë parashtruar ankesa kundër njëri-tjetrit para daljes së Komisionit me rezultate përfundimtare.
Jozyrtarisht mësohet se rezultatet përfundimtare mund të publikohen më 23 ose 24 qershor.