E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anketa e “Carnegie”: Në epokën e Putinit, po ringjallet nostalgjia për Stalinin në vendet post-sovjetike

05-03-2013 / “Foreign Policy”

Diktatori sovjetik, Josef Stalin, vdiq para gjashtë dekadave. Por rusët si duket ende nuk i kanë thënë lamtumirë. Në anketën e Carnegie, të bërë nga qendra e respektuar në Moskë, Levada, 42 për qind e rusëve e përmenden Stalinin si njeriun, i cili ka pasur ndikimin më të madh në historinë e botës - një ngritje nga 12 për qind, sa ishte në vitin 1989, në kohën kur presidenti i atëhershëm, Mikhail Gorbachev, ndërmori reformat për liberalizimin e vendit. Kur Josef Stalini vdiq para gjashtë dekadave, qytetarët sovjetik kishin ndjenjën se jetët e tyre ndryshuan përgjithmonë-dhe kishin të drejtë. Gjatë pushtetit të tij 30 vjeçar, Stalini transformoi Bashkimin Sovjetik dhe e udhëhoqi drejtë fitores gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai gjithashtu ka vrarë, ka burgosur dhe ka zhvendosur me dhjetëra miliona njerëz. Përmasat e plota të këtyre krimeve me gjasë nuk do të kuptohen kurrë. Në tetor të vitit të kaluar, Carnegie Endowment for International Peace kërkoi zhvillimin e një ankete për qëndrimin e qytetarëve ndaj Stalinit në Rusi dhe në tri shtetet e Kaukazit të Jugut, në Armeni, Azerbajxhan dhe Armeni. Rezultati dëshmon qartë se për pjesën më të madhe të te anketuarve, tirani sovjetik jeton ende. Nga katër ish-shtetet e anketuara komuniste, duket se vetëm Azerbajxhani e ka vendosur Stalinin në shtegun e parëndësisë: 22 për qind e të anketuarve u përgjigjën se nuk kanë ide se kush ishte Stalini. Në Gjeorgji, për dallim, 45 për qind e të anketuarve kishin një qëndrim pozitiv për Stalinin, ndoshta për shkak se ai mbetet gjeorgjiani më i famshëm dhe më famëkeq në histori. Në Armeni 25 për qind theksuan se kanë qëndrim pozitiv për të, ndërsa në Azerbajxhan 22 për qind. Por Rusia mbetet vendi, ku trashëgimia e Stalinit ka rrënjët më të thella. Në anketën e Carnegie, të bërë nga qendra e respektuar në Moskë, Levada, 42 për qind e rusëve e përmenden Stalinin si njeriun, i cili ka pasur ndikimin më të madh në historinë e botës-një ngritje nga 12 për qind, sa ishte në vitin 1989, në kohën kur presidenti i atëhershëm, Mikhail Gorbachev, ndërmori reformat për liberalizimin e vendit. Megjithatë, nëse udhëtoni nëpër Rusi, njeriu kurrë nuk mund të vijë në përfundim se rusët besojnë se Stalini është bashkëkombësi i tyre më i famshëm. Përmendoret apo portretet e Stalinit nuk shihen askund dhe nuk ka qytete apo rrugë të emëruara me emrin e tij. Për dallim, kufoma e balsamuar e Leninit, paraardhësit bolshevik të Stalinit, ende ekspozohet në mauzoleun në Sheshin e Kuq në Moskë. Emri dhe monumentet e Leninit mund të hasen në çdo qytet rus. Megjithatë, Lenini ngadalë po zhytet në harresë: nga periudha prej vitit 1989 deri në vitin 2012, popullariteti i tij ra nga 72 në 37 për qind. Stalini është një hero i fshehur. Grupet staliniste ruse, komunistët, veteranët e luftës dhe të tjerët në vazhdimësi kanë paraqitur iniciativa të ndryshme, për të nderuar Stalinin, siç është iniciativa për t’ia rikthyer qytetit Volgograd emrin e vjetër, Stalingrad. Megjithatë, edhe rusët mund të thuhet se janë të përçarë sa i përket qëndrimeve të tyre për Stalinin. Gati gjysma e rusëve të anketuar janë të mendimit se “Stalini ishte një udhëheqës i mençur, i cili ka sjellë prosperitet në Bashkimin Sovjeti. Gjysma tjetër e rusëve janë të mendimet se krimet, e kryera nga Stalini, nuk mund të justifikohen me asgjë. Gjatë gjashtë dekadave pas vdekjes së Stalinit, Bashkimi Sovjetik dhe Rusia post-komuniste kanë kaluar nëpër dy faza e gjysmë të de-stalinizimit, por edhe përkundër kësaj, edhe pse portretet e tij nuk mund të shihen askund, prania e Stalinit mund të vërehet shumë lehtë në rregullin politik në Rusi dhe në marrëdhëniet shoqëri-shtet. Përpjekja e parë për t’u shkëputur nga trashëgimia e tij u nis në vitin 1956, nga udhëheqësi sovjetik, Nikita Khruschchev, i cili akuzoi Stalinin për krime kundër njerëzve të pafajshëm. Procesi i heshtur i de-stalinizimit vazhdoi edhe gjatë kryesimit të Bashkimit Sovjetik nga ana e Leonid Brezhnevit dhe nuk u ndal as gjatë kohës së Gorbachevit. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, presidenti i atëhershëm i Rusisë, Boris Yeltsin, nuk e vazhdoi procesin e de-stalinizimit në nivel shtetëror. Kur Vladimir Putini doli në sipërfaqe si pasardhës i Yeltsinit, ai ndërtoi një regjim që u inspirua nga modeli sovjetik: të centralizuar, të mbështetur fuqishëm në forcat e brendshme të sigurisë. Ishte ky rikthim në kohën e Stalinit, ngase ishte pikërisht Rusia ajo, që ishte më e fuqishmja gjatë periudhës së udhëheqjes së Bashkimit Sovjetik nga ana e Stalinit. Rreshtimi i Stalinit si rusi më i madh i të gjitha kohërave pjesërisht është pasqyrim indirekt i mentalitetit të rusëve të sotëm, të cilët ruajnë besnikërinë pasive ndaj shtetit, përkundër padrejtësive, korrupsionit dhe abuzimeve të shumta nga zyrtarët qeveritarë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›