E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Të ruhenhapsirat e gjelbërtadhe qetësia akustike

TIRANE- Në analizën 6 mujore të policisë bashkiake, Edi Rama theksoi se prioritet në sezonin e verës është ruajtja e qetësisë publike dhe mbrojtja e hapësirave të gjelbra.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, vlerësoi sot punën e Policisë Bashkiake në analizën 6-mujore të punës së saj, cilësoi si prioritet cështjen e ruajtjes së hapësirave të gjelbërta. Rama tha se prioritet është çështja e ruajtjes së këtyre hapësirave nga ndërtimet pa leje për t’i kthyer në hapësira përfitimi për qytetarët.

"Është me rëndësi që puna e zhvilluar në këtë drejtim nga Policia Bashkiake të vazhdojë edhe në këtë periudhë, ku edhe për shkak të klimës dhe rritjes së frekuentimit të hapësirave të shërbimit ka shumë zhvillime të papëlqyeshme për qytetarët dhe ngushtim të hapësirave publike", nënvizoi kryetari i Bashkisë.

Ai ka kërkuar vazhdimin pa ndërprerje të shërbimit në orët e vona të natës për të siguruar qetësinë në kryeqytet. “Duhet të mbrohen qytetarët nga zhurmat dhe t’u sigurohet qetësi. Kjo nuk duhet të realizohet vetëm me aksione të befasueshme, por me shërbime të vazhdueshme”, theksoi ai.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›