E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kapen 30 kgheroinë, kamerazbuloi bandën shqiptare

ROME- Një mikrokamera e fshehur mes degëve të pemës ka zbuluar bandën shqiptare të trafikut të drogës. Kamera ushqehej nga një bateri makine dhe ishte e lidhur me një transmetor që dërgonte imazhet në kohë reale në polici.

Një ide gjeniale e ka përkufizuar Prokuroi i Bolonjës Valter Giovanini hetimin i cili ka vënë në pranga tre burra dhe 1 grua shqiptare.
Vendi ku ishte fshehur droga, i zbuluar falë telekamerave ndodhej afër linjës hekurudhore në fushat e San Giovanni në Persiceto. Nën tokë, brenda bidonave plastikë ndodheshin të fshehura dy ngarkesa me heroinë, rreth 30 kg me prejardhje nga Turqia si dhe një sasi e vogël kokaine. Agjencia italiane e lajmeve Ansa raporton se hetimin kishin nisur disa javë më parë pasi një qytetar kishte sinjalizuar në komisariatin e San Giovannit. Operacioni 'Men at ëork', (burrat në punë) i koordinuar nga prokurori Lorenzo Gestri, ka vënë në pranga Enis Cela dhe Elton Bajrami, përkatësisht 30 dhe 29 vjec, të dy me precedentë penalë. Të dy janë arrestuar në momentin kur kishin arritur pyllin dhe po nxirrnin nga nëntoka sasinë e lëndës narkotike.

Të arrestuarit e tjerë janë Dashamir Sula, 35 vjec dhe Romina Buzi, 20 vjec. Këta të fundit u ndaluar në dy banesa në Bolonje të cilat konsiderohen se ishte baza ku operonte banda. Në apartamente janë sekuestruar dhe materiale të ndryshme për përgatitjen e dozave të drogës, mes të cilave dy preza hidraulike për të konfeksionuar paketat, rreth 5000 euro si dhe disa telefona.

Të arrestuarit do të hetohen për mbajtje të lëndës narkotike dhe shpërndarje të lëndës narkotike. Heroina e sekuestruar nëse do të shitej në treg kapte vlerën e 2 milionë eurove. Sipas hetuesve droga nuk kishte destinacion vetëm tregun në bolonjez por të gjithë zonën.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›