E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, qëllohet mearmë arkëtarja e OSSH-së

TIRANE- Një punonjëse e OSSH-së ka mbetur sot e plagosur në një prej zyrave të pagimit të energjisë elektrike në Tiranë. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se 55 vjecarja, Vjollca Shtesa ka mbetur e plagosur me armë zjarri në shpatull nga disa persona të cilët tentuan të grabisnin arkën e zyrës së OSSH-së pranë Shkollës së Baletit.

Sipas uniformave blu, faturistja 55-vjeçare është dërguar në spital ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet identiteti i autorëve të kësaj ngjarje, ndërkohë që ata janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Me të marrë sinjalizim, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›