Pack Vendimi per numerimin e votave ne kutite e gabuara i drejte
Europarlamentarja Doris Pack thotë për Albanian Screen se nëse fleta e votimit është e rregullt, atëherë ajo duhet numëruar qoftë për Bashën ashtu edhe për Ramën.
“Unë mendoj se zgjedhjet në përgjithësi shkuan mirë. Kishte probleme në Tiranë me votat e hedhura në kutitë e gabuara. Për mendimin tim të gjitha votat e hedhura duhen numëruar. Nëse vota është në kutinë e këshillit Bashkiak, nëse është e rregullt ajo duhet numëruar qoftë për Bashën, ashtu edhe për Ramën”- tha eurodeputetja Pack.
Qëndrimi i eurodeputetes Pack vjen në një moment kyç, ku pas procesit të numërimit, Kolegji Zgjedhor do të japë verdiktin e tij për kryetarin e ri të bashkisë Tiranë.
Gjovalin Kola