E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prerja e paligjshme e pyjeve bllokohen 45 m/3 dru ne Mat

Grupet e kontrollit të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Matit gjatë kontrolleve të ushtruara në pyjet e Balgjajt kanë ndaluar një sasi prej 45 m/3 dru ahu të prerë për dru zjarri. Drejtuesi i mjetit tip ifa me targa të Dibrës ka braktisur ngarkesën dhe është larguar në drejtim të paditur.

Lënda drusore është magazinuar në ambjentet Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, ndërsa puna vazhdon për ndalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.

"Këto kontrolle kanë qenë me shumë efikasitet. Janë bllokuar disa sasi materiale drusore të kundraligjshme dhe dikush është proceduar penalisht për këtë aktivitet të paligjshëm në pyje. 24 orë do të jemi non stop deri sa njerëzit të ndërgjegjësohen që të mos shkelin ligjin e pyjeve" -thotë Riza Buçi, Shefi i Policisë Pyjore në Mat.   

Prerjet e paligjshme të pyjeve vazhdojnë të jenë prezente në zonat malore edhe pas kalimit të tyre në administrimin e komunave, gjë pas të cilës mendohej se ky fenomen do të vinte duke u zbehur.

Enver Doçi    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›