E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankimimi, 403 vota "pro" Lulzim Bashës

28-05-2011 / Gazeta 55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për ditën e hënë shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike, për vlerësimin dhe numërimin e 26 kutive të votimit, i cili ishte parashikuar për sot.



Mazhoranca disponon të dhëna se në 26 qendra votimi (QV), në kutitë e të cilave, ndodhet zarfi i votave të kontestuara të panumëruara. Partia Demokratike kërkon të respektojë një standard demokratik të shprehur unanimisht që në fillim të procesi se do të vlerësojë me përpikmëri çdo votë të qytetarëve


 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë të hënën paradite në orën 09:30, kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për vlerësimin dhe numërimin e 26 kutive të votimit. Të enjten në mesnatë, Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për shpalljen të pavlefshëm të rezultatit për kryeqytetin dhe hapjen e 26 kutive të tjera ku gjenden rreth 403 vota të kontestuara. Kjo kërkesë e kësaj force politike, hidhet me pretendimin se duhet që të vlerësohet rinumërohet dhe këqyret çdo votë e shprehur qartë në datën 8 maj. Në kërkesën ligjore drejtuar KQZ-së, PD kërkon rivlerësimin dhe rinumërimin e votave të kontestuara, të hedhura në kutitë e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në këtë kërkesë janë listuar 26 qendra votimi, në procesverbalet e secilës prej tyre ka informacion se ndodhet zarfi i fletëve të votimit me vota të kontestuara që duhet të numërohen. Në total, janë plot 403 vota që nuk janë pasqyruar në tabelën përfundimtare të Bashkisë së Tiranës. Këto sipas Partisë Demokratike shprehin qartë një vullnet të votuesve “pro” kandidatit të Partië Demokratike dhe i shpallur fitues nga KQZ, Lulzim Basha. Selia blu i referohet pikërisht nenit 138, në pikën 3 të Kodit Zgjedhor, për rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të caktuara. “Ne vlerësojmë se në këtë fazë është me vend dhe me rëndësi për t’i shtuar legjitimitetin dhe besimin e duhur publik procesit zgjedhor në Tiranë, që edhe këto vota të kontestuara dhe të identifikuara për kandidatët e Bashkisë së Tiranës të merren, këqyren, të vlerësohen, rinumërohen dhe të reflektohen në rezultat për kryetarin e Bashkisë së Tiranës”. “Kjo mundësi është tërësisht ligjore, e mbështetur në dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe në jurisprudencën e zhvilluar nga ana e Kolegjit Zgjedhor, si dhe unifikon në mënyrë të njëtrajtshme me vlerësimin e votave në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor”- thuhet në shkresën zyrtare të Partisë Demokratike.


Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti, deklaroi dje se pjesë e kërkesës së mazhorancës nuk do të jenë kutitë e njësive bashkiake dhe këshillave të minibashkive që janë hapur gjatë fazës së parë nga KQZ-ja. Për të argumentuar kërkesën ankimore lidhur me votat e kontestuara, PD-ja i referohet një vendimi të vitit 2009 të Kolegjit Zgjedhor, që flet për “votat e caktuara”. Në këtë vendim thuhet se në procesin e vlerësimit të votave, është kategoria e votave të kontestuara ajo për të cilën subjektet zgjedhore mund të paraqesin pretendime para autoritetit më të lartë administrativ në rrugë hierarkike (KQZ) dhe më tej përpara gjykatës.


Shqyrtimi i kësaj kërkesë do të jetë ditën e hënë në orën 9 e 30 së bashku me dy kërkesat ankimore te PS-së, që kanë të bëjnë me shpalljen e pavlefshëm të rezultatit për Tiranën dhe me miratimin e tabelës me rezultatet përmbledhëse, kërkesë që tashmë është dërguar edhe në Kolegjin Zgjedhor.


Në mbledhjen e djeshme, Komisioni Qendror Zgjedhor shqyrtoi edhe një sërë ankesash të subjekteve të ndryshme politike.


 Kutitë ku ndodhet zarfi i fletëve të votimit me vota të kontestuara


 Njësia bashkiake           Qendra e Votimit          Numri i votave


Njësia 3             QV 1773                                      2


Njësia 5             QV 1835                                      2


Njësia 5             QV 1842                                       6


Njësia 5             QV 1844                                      16


Njësia 5             QV 1845                                        6


Njësia 5                                                                 29


Njësia 5             QV 1847                                      10


Njësia 5             QV 1850/2                                    4


Njësia 8             QV 1926/1                                    7


Njësia 8             QV 1930                                      57


Njësia 8             QV 1931                                      5


Njësia 8             QV 1933                                      51


Njësia 8             QV 1936                                        5


Njësia 8             QV 1939                                        1


Njësia 8             QV 1941                                         1


Njësia 8             QV 1942/1                                      4


Njësia 8             QV 1941                                        3


Njësia 8             QV 1944                                      19


Njësia 8             QV 1944/1                                  17


Njësia 8             QV 1945                                     10


Njësia 8             QV 1923                                       5


Njësia 8             QV 1924                                       5


Njësia 9             QV 1963                                       69


Njësia 9             QV 1962                                        15


Njësia 9             QV 1969                                           6


Njësia 9             QV 1977                                          48

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›