Testi, për të fituar shkollën bazë të Policisë

Në ambientet e Qendrës së Formimit Policor Tiranë, ditën e sotme, u zhvillua testimi me shkrim për kandidatët nga qarqet Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër, që kanë aplikuar për të ndjekur Shkollën Bazë të Policisë për "Patrullë të Përgjithshme".
Gjatë testimit me shkrim morën pjesë 450 kandidatë, të cilët kanë aplikuar në periudhën shtator-dhjetor 2010. Në përfundim të testimit me shkrim u shpallën fitues 224 prej tyre, të cilët grumbulluan mbi 60 pikë gjatë testimit.
Kandidatët që u shpallën fitues të testimit me shkrim do t`i nënshtrohen fazave të tjera të testimit.