E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmir Mediu takim me dy kongresmenët amerikanë: Zgjedhjet e 8 majit, respektuan standardet

28-05-2011 / Gazeta 55

Kreu republikan diskutoi me kongresmenët mbi situatën politike postzgjedhore Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, zhvilloi një takim me dy kongresmenët amerikanë Linkoln Devis dhe Stan Holmes. Në këtë takim u diskutua mbi situatën më të fundit politike post-zgjedhore në vend. Në fjalën e tij kryetari republikan, theksoi rëndësinë dhe vlerësimin për zhvillimet e dukshme të procesit zgjedhor, një proces i cili i’u përmbajt plotësisht respektimit të standardeve europiane. Duke u mbështetur edhe në opinionin vendas, rezultatet e arritura gjatë zgjedhjeve lokale, Mediu i cilësoi si progresiste dhe me një administrim profesional. Më tej Mediu informoi mbi rezultatet e larta që Partia Republikane siguroi në këto zgjedhje lokale. Nga ana tjetër respektimi i vendimeve të institucioneve ligjore përbën një tjetër qëndrim të vendosur për Partinë Republikane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›