Italia frikësohet nga “eksodi biblik”

Nga Express më 23 shkurt 2011 në ora 16:00
Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, thotë se afro 300 mijë imigrantë nga Libia, mund të arrijnë në Itali, për shkak të trazirave në këtë vend të Afrikës Veriore.
Në intervistën për të përditshmen Corriere Dela Sera, ai foli për një eksod të mundshëm biblik.
Ministrat e Brendshëm nga Italia, Qiproja, Franca, Greqia, Malta dhe Spanja, do të takohen në Romë, për ta krijuar një politikë të përbashkët lidhur me trazirat në Afrikën Veriore dhe për t’i bërë rekomandime Komisionit Evropian.
Libia ka afro 6.5 milionë banorë.