Steinberg në Tiranë

Zëvendës-sekretari amerikan i shtetit, James B. Steinberg, filloi sot një turne katër ditor në Gjeorgji, Azerbaixhan, Shqipëri dhe Bosnjë.
Gjatë ndalesës në Shqipëri dhe Bosnjë, Steinberg do ta shoqërohet edhe nga zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro-aziatike, Tom Countryman.
Në takimet që do të zhvillojnë në Shqipëri, diplomatët do të ritheksojnë rëndësinë e zgjedhjeve lokale për zgjidhjen e ngërçit politik si dhe do të përforcojnë rolin e prokurores së përgjithshme në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.
Diplomatët amerikan do të shkojnë më pas në Bosnjë ku do të takohen me udhëheqës qeveritarë dhe politikë për të theksuar nevojën e ngutshme të krijimit të një qeverie që mund të bëjë përparime në reformat drejt institucioneve euro-atlantike.