E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emanuel prefekt i Chicagos

Nga Express më 23 shkurt 2011 në ora 15:00

Rahm Emanuel, ish-shefi i kabinetit të presidentit amerikan, Barack Obama, është zgjedhur prefekt i Chicagos, që është qyteti i tretë për nga madhësia në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Obama i ka uruar fitoren Emanuelit dhe ka parashikuar se ai do të jetë një prefekt i “shkëlqyeshëm” i Chicagos. Chicagoja është qyteti prej nga vjen edhe vetë presidenti Obama.

Fitorja e tij u bë pas një sfide të pasuksesshme juridike të rivalëve të tij, që ai të mos merrte pjesë në zgjedhje, për shkak se ka disa vjet që jeton në Washington.

Rahm Emanuel e merr këtë post pasi prefekti i mëparshëm, Richard Dali, u pensionua, pas 20 vitesh në këtë detyrë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›