E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankohet Xavi

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez është i pakënaqur me mënyrën si është përcjell suksesi i gjigantit katalan në mediet lokale.

Xavi, mendon se triumfi i ekipit nga Nou Camp që ka rrëmbyer 13 nga 16 titujt e mundshëm, ka mbetur nën hijen e rivalitetit me Real Madridin.

“Më duket se lufta në relacionin Barcelona – Real Madrid, luftë në kuptimin e futbollit, nuk lejon që sukseset tona të trajtohen në mënyrën adekuate. Më duket sikur sukseset tona më tepër vlerësohen jashtë Spanjës” deklaroi Xavi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›