Duhet të luajmë si Gerrardi

Portieri i Liverpoolit, Jose Reina beson se secili futbollist në skuadër duhet të përcjellë shembullin e kapitenit Steven Gerrard.
Mesfushori anglez realizoi het-trik në fitoren 3-0 ndaj Evertonit në derbin e 217-të të Merseyside të martën. Ai tashmë disa vite është fuqia kryesore e Liverpoolit dhe Reina ka thënë se skuadra duhet të përcjellë shembullin e 31 vjeçarit.
“Për mua është kënaqësi të luaj përkrah tij. Ai është legjendë e këtij klubi dhe ka ende uri për tituj. Ai është shembull të cilin duhet ta përcjellim në fushë dhe jashtë saj”, deklaroi Reina.