E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion i ri për Abidalin

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, duhet t’i nënshtrohet transplantimit të mëlçisë në javët e ardhshme, ka njoftuar klubi katalan të enjten.

Kampioni i Evropës njoftoi se transplantimi “është opsion i konsideruar nga fillimi i tretmanit të tij, një vit më parë”. Reprezentuesi francez u operua për të hequr tumorin nga mëlçia më 17 mars, 2011 por u kthye për të luajtur në fund të sezonit.

Në shenjë mirënjohje, ai u zgjodh për të ngritur trofeun e katërt të skuadrës si kampion i Evropës në Wembley pasi i ndihmoi Barcelonës të mposht Manchester Unitedin 3-1 në finalen e majit të kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›