E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankohet edhe Liria

Ankesat e skuadrave të Superligës ndaj ndarësve të drejtësisë nuk kanë të ndalur. Pas Prishtinës, Lepencit, KEK-ut dhe Besës, Liria është skuadra e cila ka hedh akuza ndaj gjyqtarëve të futbollit.

Në fakt, prizrenasit janë ankuar se gjyqtari Idriz Kelmendi, të shtunën, se padrejtësisht nuk i lejoi të fitojnë pikë në Gjakovë në duel me Vëllaznimin, të cilin takim kuqezinjtë e kanë fituar me rezultat 2:1.

“Jemi të indinjuar me veprimin, përkatësisht gjykimin nga referi kryesor, Idriz Kelmendi, që i dha kahje të shëmtuar derbit dhe dëmtoi rëndë skuadrën tonë. Në minutën e 85-të, Idriz Kelmendi referoi penallti në të mirë të Vëllaznimit, të cilën askush nuk e pa në stadium, pos tij. Ishte një veprim tendencioz dhe që nuk mund të justifikohet. Ndoshta për këtë veprim ka ‘arsyetim’ Idriz Kelmendi, në kalkulimet e të cilit nuk duam të hyjmë”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga bordi i klubit bardhezi, i cili kërkon nga FFK-ja ta ndëshkojë gjyqtarin Kelmendi dhe që të mos referojë ai në ndeshjet e ardhshme të Lirisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›