E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri e do titullin me Baselin

Xherdan Shaqiri shpreson që Baseli ta sigurojë sa më shpejt titullin e kampionit në Zvicër. Kampioni aktual i këtij vendi barazoi të shtunën ndaj përcjellësit kryesor, Luzern, duke e ruajtur distancën prej 17 pikësh.

Ky barazim e afroi edhe më tej Baselin me titullin e kampionit. Madje, 20-vjeçari shënoi një gol të shkëlqyeshëm, në stilin gjysmëgërshërë, për t’ia siguruar ekipit të tij një pikë të vlefshme.

“Është dashur të shkonim në pauzë me avantazh 2:0, por nuk i shfrytëzuam rastet tona. Por, edhe barazimi nuk shkoi keq. Ne nuk e kemi siguruar ende matematikisht titullin.

Por, është e natyrshme se dëshirojmë ta fitojmë kampionatin sa më shpejt që të jetë e mundur. Jemi të qetë. Dëshiroj të përshëndetem me tifozët e Baselit duke u sjellë atyre trofe”, deklaroi Shaqiri për uebfaqen zvicerane 20min.ch.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›