Ankohet edhe PD-ja kerkon ndryshimin e fleteve

Kolegji zgjedhor është e vetmja rrugë për të zhbllokuar fletët e votimit. Gjykata e zgjedhjeve, ndryshe nga praktika e zakonshme elektorale, është vënë në punë nga partitë kryesore që para mbajtjes së zgjedhjeve.
Edhe demokratët kanë kontestuar fletët që do të përdorin shqiptarët në 8 maj, duke bërë që kolegji të mblidhet që ketë të premte. Selia blu kërkon që në fletët për këshilltarët bashkiakë të shënohen siglat e të 22 partive të koalicionit, pavarësisht se ndonjëra prej tyre mund të mos garojë në zonë.
Kjo sipas tyre, krijon një model të unifikuar flete në të gjithë Shqipërinë duke reduktuar dukshëm koston e kohën e prodhimit të saj. Po ashtu dhe koalicioni “Aleanca per të ardhmen” të identifikohet nga 24 partitë përbërëse të tij. Kërkesa argumentohet gjithashtu me faktin se për këshilltarët bashkiakë, zgjedhësit votojnë vetëm për partinë dhe jo emra konkretë.
Po këtë të premte shqyrtohet ankesa e Partisë Socialiste po për fletët e votimit. Selia rozë kërkon që në të, koalicioni të mos siglohet thjesht me inicialet AA por me siglat e të gjithë partive përbërëse. Do të jetë kolegji zgjedhor që do të përcaktojë modelin përfundimtar të fletës, duke i hapur rrugë kështu KQZ-së të nisë në kohë prodhimin 7 milionë fletëve të votimit.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e premte , 15 prill 2011 )