Aksident ne Zallher vdes 20-vjecari plagoset kusheriri

Një person gjeti vdekjen e menjëhershme ndërsa djali i xhaxhait të tij u plagos rëndë si pasojë e një aksidenti të rëndë në Qendër Zallher. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditë, ku një kamion i cili transportonte inerte, përplasi për vdekje 20-vjeçarin Bledar Lami dhe plagosi rëndë Genci Lamin, 29 vjeç të cilët në ato momente po udhëtonin mbi motorr.
Si pasojë e goditjes së fortë 20-vjeçari i cili ishte dhe drejtuesi i motorrit humbi jetën, ndërsa djali i xhaxhait të tij u transportua menjëherë për në spitalin ushtarak ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje ndaloi drejtuesin e kamionit.
Nga hetimet paraprake, mendohet se të dyja mjetet lëviznin me shpejtësi, por shkak i aksidentit mund të jetë bërë dhe pakujdesia e drejtuesit të kamionit identiteti, i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Jul Kasapi