Programet orientuese lendore, se shpejti ne duart e maturanteve
Megjithe ndryshimet e pritshme ne lenden e Letersise, maturantet nuk kane pse te perfshihen nga paniku. Sipas burimeve nga Agjencia e Vleresimit te Arritjeve, jo te gjitha veprat qe jane studiuar ne lenden e Letersise gjate kater viteve te shkolles se mesme, do te perzgjidhen ne testin e Matures Shteterore. Perkundrazi, mesohet se do te kete seleksionim te veprave, gje qe do te reflektohet edhe ne programin orientues qe do t'u paraqitet maturanteve. "Per maturen shteterore 2009, mendohet qe te punohet me vepra. Pra, nje nxenes duhet te kete lexuar vepren qe permban programi mesimor. Sigurisht edhe ketu ka njefare seleksionimi", thone drejtues te AVA-s. Megjithate, sipas tyre ne programet orientuese lendore, do te listohen emrat me te shquar te letersise si dhe fragmentet me te rendesishme. Shmangia e fragmenteve te shkeputura nga tekstet shkollore, jo vetem qe do te eliminoje kontestimet nga ana e maturanteve, por do t'u jape atyre mundesine te shikojne me mire dijet e pervetesuara ne ecurine lendore. "Sigurisht qe vendosja e fragmenteve te shkeputura nga vepra, dhe jo te perzgjedhura nga tekstet shkollore, do na ndihmoje edhe ne si agjenci. Ky vleresim do na beje qe te gjykojme me mire per formimin lendor letrar te nxenesit", eshte shprehur pak dite me pare kreu i AVA-s Edmond Lulja, si nje nga arsyet qe coi ne marrjen e nje vendimi te tille. Po ashtu, nje risi e ketij viti, e miratuar tashme, eshte se maturantet qe kane dhene provimet me zgjedhje, ne tre vitet e para te zhvillimit te Matures Shteterore, por qe nuk kane arritur te fitojne te drejten per te ndjekur studimet e larta, duke nisur nga ky vit, nuk do te jene me te detyruar t'i japin keto provime.
50
Pike
Maksimalisht pritet qe te vleresohet cdonjeri prej provimeve me detyrim. Nga keto, 13 pike vleresohen pyetjet me alternativa dhe 37 pike, pyetjet me zhvillim. Gjithsej testi do te kete 25 pyetje, ashtu sic ka ndodhur edhe gjate vitit te kaluar.
40
Pike
Do te vleresohet cdonjeri prej testeve te provimeve me zgjedhje. 10 pike mund te fitohen me ane te pyetjeve me alternativa, dhe 30 te tjera me ane te pyetjeve me zhvillim. Numri i pyetjeve nuk do te pesoje ndryshime, ndersa provimi zgjat 2,5 ore.
Nje pjese e autoreve shqiptare:
Naim Frasheri: Lulet e veres, Bageti e Bujqesia, Bukuria, Historia e Skenderbeut, Fjalet e qiririt, etj
Ndre Mjeda: Vaji i Bylbylit, Juvenilia, Liria, Lissus, etj
Lasgush Poradeci: Lirika, Vallja e yjve, Ylli i zemres, Ekskursioni teologjik i Sokratit., etj
Migjeni: Recital i Malsuerit, Vargjet e lira, Poema e Mjerimit, Historia e njenes nga ato, etj
Dritero Agolli: Vepra Poetike, Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo, Kaloresi lakuriq, Trendafili ne gote, etj
Ismail Kadare: Kronike ne gur, Gjenerali i ushtrise se vdekur, Koncert ne fund te dimrit, etj
Gjergj Fishta:Lahuta e Malcise, Mrizi i zanave, Anzat e Parnasit, Pika voeset, etj.
Disa autore te huaj:
Uilliam Shekspir: Makbethi, Tregtari i Venedikut, Jul Qezari, Romeo dhe Zhulieta, Hamleti, etj
Miguel Servantes: Don Kishoti i Mances,
Pushkini: Eugjen Onjegini, Rusllan dhe Ljudmilla, Boris Godunov, Rob i Kaukazit, etj
Honore de Balzak: Evgjeni Grande, Xha Gorioi, Komedia Njerezore, Shkelqimi dhe renia e kurtizaneve, etj
Gustav Flober: Zonja Bovari, Kujtimet e nje te marri, Nentori, Nje zemer e thjeshte, etj
Franc Kafka: Metamorfoza, Gjykimi, Keshtjella
Gabriel Garsia Markes: 100 vjet vetmi, Kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar, Dashuri ne koherat e koleres