E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Policet" me maska bastisin shtepine e tregtarit

Elbasan- Maskat shtiren si police dhe grabisin shtepine e tregtarit ne Elbasan. Lajmi zyrtarizohet nga grupi hetimor, ndersa ngjarja eshte shenuar rreth ores 20:00 te se henes, kur kater persona te paidentifikuar te pajisur me maska, kane hyre ne shtepine e Xh. Bilani, 46 vjece, e cila ka qene bashke me dy vajzat e saj. Pasi jane futur ne banese, autoret jane prezantuar si punonjes policie dhe kane deklaruar se do te kryenin kontroll. Por njera nga vajzat ka refuzuar dhe ate cast, maskat kane bere presion qe te dorezojne parate. "Policet" me maska kane kercenuar nenen bashke me dy vajzat duke u kerkuar te mos bejne zhurme, ndryshe rrezikonin me jete. Pas kontrollit ne garderobe, te dyshuarit moren 150 mije leke dhe me pas kane zhvatur bizhuterite e floririt me vlere 200 mije leke. Te "kenaqur" nga ky aksion maskat jane zhdukur me shpejtesi, te ndihmuar nga erresira e nates. Nena se bashku me vajzat kane njoftuar Komisariatin, te terrorizuara nga personat e armatosur. Gjate dites se djeshme Policia e Elbasanit ka ushtruar kontrolle dhe ngritur postblloqe, por pa vene ne pranga te dyshuarit per "vjedhjen me dhune".

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›