Dy vellezer, lufte me policine
Lac- Dy vellezer mbajne "peng" qytetin e Lacit dhe sulmojne me arme grupin e gatshem te policise, vetem dy ore pasi ishin liruar nga qelite e paraburgimit te Komisariatit Kurbin. Tre efektive kane rene preh e bresherive te plumbave, ne rruget e qytetit mengjesin e djeshem, ndersa agresoret jane larguar nga vendngjarja duke lene pas edhe nje motor "Yamaha". Ne operacion per kapjen e vellezerve Gentian dhe Artur Suti, jane vene forcat speciale te RENEA-s dhe nje helikopter, ndersa per fat te mire nuk ka pasur te lenduar mes policeve. Shkak i ngjarjes mendohet te jete bere shoqerimi i nje prej vellezerve ne Komisariat, veprim qe nuk eshte pritur mire nga te dyshuarit qe jane hakmarre, duke qelluar mbi grupin e gatshem.
Burime zyrtare te policise konfirmuan se rreth ores 16:00 te se henes, Artur Suti, ndersa po udhetonte me nje motor tip "Yamaha" dhe xhironte gomat ne rruget e qytetit te Lacit, duke prishur rendin e qetesine, eshte shoqeruar nga grupi i gatshem. Aty eshte mbajtur deri ne oren 23:00 te mbremjes per kete akuze dhe me pas eshte lene i lire. Ndaj Artur Sutit eshte vendosur edhe nje gjobe, ndersa rreth ores 00:30, tek vendi i quajtur "Kryqezimi i Pazarit", ne shetitoren e qytetit, dy te rinj, Gentian Suti se bashku me vellane e sapocliruar, Artur Suti, qe udhetonin me mjetet "Benz 250" pa targa, me ngjyre blu, si dhe nje motor "Yamaha", nuk i jane bindur urdhrit te patrulles se policise per te ndaluar. Gjate ketij momenti, nje prej vellezerve, dyshohet Artur Suti, ka zbritur prej motorit duke nxjerre pistoleten dhe qelluar ne ajer, e ne drejtim te makines se policise. Mjeti motor eshte lene ne rruge dhe te rinjte jane larguar me makinen tip "Benz". Ne patrullen e policise, gjendeshin ne sherbim efektivet Ilir Xheka, komandant grupi, Luan Topalli dhe Marjan Laska, qe per fat te mire nuk pesuan demtime trupore. Sipas hetimeve te para, dyshohet se ky ka qene nje atentat i parapergatitur, pasi te rinjte kane nisur te kryejne xhirime gomash ne menyre te qellimte. Ishin pikerisht keta efektive policie qe bene edhe shoqerimin e Artur Sutit, pasditen e se henes per ne paraburgim.
Banoret: Te shtenat na terrorizuan per 10 minuta
Drejtori i Policise Lezhe, Mergim Hoxha, se bashku me zevendesin e tij, kane mberritur ne Komisariatin e Policise se Kurbinit, duke u njohur me gjendjen e krijuar. Nderkohe qe ne Lac kane ardhur edhe eksperte nga Ministria e Brendshme, si dhe grupe te RENEA-s. Por kontrollet e ushtruara nuk kane bere dot te mundur zbulimin e vellezerve Artur e Gentian Suti. Nderkohe qe banoret e ketij qyteti shprehen se te shtenat kane vazhduar per rreth 10 minuta ne te gjithe unazen e qytetit, duke ngjallur frike dhe panik. Burime te Policise se Kurbinit shprehen se Gentian Suti, figuron si kontingjent kriminal dhe teper problematik per rendin dhe sigurine ne qytet. Ai eshte shoqeruar disa here ne Komisariat. Te vetmin denim e ka kryer ne Itali, para dhjete vitesh per vjedhje.