E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankthi që na erdhi prej Uraganit “Sandy”

06-11-2012 / Nga Cate Long

Nga Cate Long
(Reuters)

Vlerësimi i dëmit ekonomik që shkaktoi uragani “Sandy” ishte nga 15-50 bilionë dollarë. Ende nuk janë bërë përllogaritjet formale për pastrimin dhe infrastrukturën e shtëpive të dëmtuara. Fatura e riparimeve prej dëmit ka të ngjarë të jetë më i ulët se kostoja e transportit, energjisë dhe sistemeve të komunikimit për të përballuar stuhi të tjera si “Sandy” apo më i keq se ky.
Pas uraganit “Katrina”, arkitekti Frederik Schwartz ka shkruar: “Projektimi i qyteteve në përballje me fatkeqësitë (natyrore apo politike) duhet të kalojë përtej etiketimit të ndihmave për përmirësim të kushteve në terma afatshkurtër. Fatkeqësia ofron një mundësi unike për të rimenduar lidhur me projektimin dhe planifikimin e politikave në këto zona të rajonit … Nuk po mbroj këtu planifikimin e centralizuar ekonomik, por në vend të saj, po flas për konceptin e të rimenduarit për nevojat e rajonit dhe pikat e dobëta.
Një pjesë e madhe e infrastrukturës së Nju Jorkut është mbi 50-vjeçare dhe një pjesë e saj ka një sistem metroje të krijuar 100 vite më parë.
Më 2008, ka dalë një raport për infrastrukturën kombëtare, lidhur me kërcënimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Pulsi Elektromagnetik, që i referohet goditjes së jashtme të sistemit:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zhvilluar një shoqëri moderne të varur krejtësisht nga elektronika, telekomunikacioni, energjia, rrjetet informative dhe një set sistemesh transporti në bazë të teknologjisë moderne. Kjo asimetri është burim avantazhesh thelbësore industriale, shoqërore, por krijon edhe cenueshmëri dhe ndërvarësi kritike që janë jashtëzakonisht shkatërrimtare për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mund t’ju shkojë ndërmend tashmë një goditje e madhe elektromagnetike e ngjashme me një uragan të fuqishëm apo me një tërmet të fortë.
Janë të shumta agjencitë që kanë marrë përsipër pastrimin e rrënojave dhe restaurimin e shtëpive të dëmtuara prej uraganit “Sandy”.
Standard & Poor’s është shprehur javës që shkoi:
Nivelet e mjaftueshme të rezervave, depozitat e mundshme bankare, të ardhurat nga sigurimet, ndihma nga shteti dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave duken se janë të mjaftueshme për zgjidhjen e situatës dhe kësisoj,Standard & Poor nuk pret të shohë asnjë përkeqësim në zonat e dëmtuara. Sidoqoftë, Nju Jorku dhe Nju Xhersi do të vihen disi nën presion në përpjekje për të gjetur mjete financiare për zgjidhjen e situatës dhe përmirësimin e gjendjes. Për këtë problem nevojitet më shumë studim. Duhet një bashkëpunim i frytshëm për të nisur ekzaminimin e nevojave të rajonit në fjalë. Uragani “Sandy” ishte një ankth i madh për vendin. Mos na duhet ende të presim edhe goditje të tjera që të hartojmë planin sipas rastit? Na duhet diçka shumë më e madhe se një plan meremetimi.
Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›