Fakti/Mediat e Edi Ramës, thirrje për rrëzime shtyllash elektrike, sipas shembullit të “situatës revolucionare të Marksit”
“Në Lezhë protesta për mungesën e energjisë kulmoi me vendosjen e eksplozivit në shtyllën e tensionit të lartë Tiranë – Vau i Dejës...”.
Kështu e anunçoi një lajm gjatë gjithë edicioneve informative të djeshme, një televizion kombëtar i njohur për lidhjet e tij të pandashme me Edi Ramën.
Duke ju referuar një vendosje eksplozivi një shtylle të tensiont të lartë, pranë fshatit Tresh në rrethin e Lezhës, pa kurrfarë lidhje, por me qëllimin e nxitjes së akteve terroriste, i njëjti televizion, veç frazës së mësipërme, nuk na serviri ndonjë fakt më shumë që të besohet lidhja pa lidhje...
Nuk është rasti i parë i nxitjes së akteve terroriste, nga ky apo të tjerë televizione e gazeta të kontrolluara nga Edi Rama. Ndërsa “lajmet” për pushtime nënstacionesh elektrike, kanë bërë xhiro nëpër këto media, bashkë me nxitjen e mos pagesës së energjisë nga konsumatorët e saj, çuditërisht kanë munguar lajmet “e pritshme”, logjikisht nëpërmjet këtyre “lëvizjeve Çartiste”, në se e kanë siguruar apo jo energjinë debitorët e saj, pse ndërmorën këto “akte revolucionare”.
Kulmi i nxitjes së akteve terroriste, ishte ai me grevën e ndoca të përndjekurve politikë, të cilët “të pompuar” nga të njëjtat media, me mendimin e gënjeshtërt se do të bëheshin protagonistë apo heronj, u futën në një garë të ethshme se kush do të vetëdigjej i pari “live” para kamerave të të njëjtave televizione, apo kush do të digjte shokun... dhe për çfarë..., për këstin e dytë...
Nekrofilia e Edi Ramës, si dhe kërcënimet dhe nxitja e akteve terroriste, si pjesë e “rilindjes” së tij, kanë kapërcyer kufijtë e Shqipërisë..., jo me tentativën për të demonizuar Kosta Trebickën, një i vetëshpallur trafikant armësh, i cili humbi jetën në një aksident të rëndomtë automobilisti, se sa me kërcënimin për “pushimin e Europës me një milionë shqiptarë”, në rast të liberalizimit të vizave për Shqipërinë.
Por nxitja e djeshme e akteve terroriste merr një “ngjyrim të ri”, pas ëndrrave që sheh me sy hapur prej disa vitesh, me “krizë energjetike”, pse një herë nuk bie shi dhe pse herën tjetër bie aq shumë shi, sa kërcohet siguria e digave.
Në prag të fushatës elektorale, por për më tepër në prag të marrjes së statusit të vendit kandidat, krijimi i një klime pasigurie, si edhe mbjellja e frikës dhe panikut, me riaktivizimin e “të dy punësuarve”, nga njëra anë si eksploziv-vënës të shtyllave të tensionit dhe nga ana tjetër si pjesëmarrës në protesta të dhunshme të tipit të 21 janarit, është e vetmja alternativë që i mbetet Edi Ramës..., në kushtet kur edhe qarku i Fierit si argument është në kufijtë e “best be fore”.