Ann Margaret: “Rritja ekonomike vjetore parashikohët 6%”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Përfaqësuesja e misionit të FMN-së në Tiranë, Ann Margaret Uestin, u shpreh nga ana e saj pas nënshkrimit të marrëveshjes, se tashmë Shqipëria u është bashkuar vendeve në zhvillim, duke siguruar për vazhdimin e mëtejshëm të mbështetjes. “Kjo e sotmja është pikë kulmore për ekonominë shqiptare. Gjatë këtij programi, Shqipëria, nisur nga vendet me zhvillimin më të ulët ekonomik, është bashkuar me vendet që janë në zhvillim. Shqipëria që në fillim i është bashkuar programit të FMN-së dhe programi i fundit ishte i gjashti. Pavarësisht se sot mbyllim programin, ne do ta mbështesim Shqipërinë nëpërmjet konsultimeve apo programeve të asistencës”, - tha përfaqësuesja e FMN-së në Tiranë.
“Gjatë këtij programi, Shqipëria, e nisur nga vendet me zhvillimin më të ulët ekonomik, është bashkuar me vendet që janë në zhvillim. Shqipëria që në fillim i është bashkuar programit të FMN-së dhe programi i fundit ishte i gjashti. Gjatë këtyre programeve, ne jemi fokusuar në çështje themelore që kanë të bëjnë me stabilitetin makroekonomik, si dhe në reforma kyçe që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Këto programe kanë të bëjnë me reformat që kanë të bëjnë me privatizimet, administratën e taksave, menaxhimin, mbikëqyrjen e bankave, statistikat dhe privatizimin e sektorëve. Pavarësisht se sot mbyllim programin, ne do ta mbështesim Shqipërinë nëpërmjet konsultimeve apo programeve të asistencës”, - u shpreh zonja Uestin. Përfaqësuesja e Misionit falënderoi në emër të FMN-së, qeverinë për bashkëpunimin që ka pasur me këtë organizëm.
“Pavarësisht se kemi kaluar periudha të vështira, ne kemi gjetur mënyra për t i zgjidhur këto probleme që kemi hasur në vazhdimësi. Edhe një here, dua të falënderoj Shqipërinë në emër të FMN-së, dhe mirësevini në grupin e vendeve të survejuara dhe që janë në mbikëqyrje”, - u shpreh ajo. Ann Margaret Uestin i është përgjigjur interesimit të medias se sa është shifra e saktë e rritjes ekonomike duke thënë: “Besoj se niseni nga botimi së fundi i parashikimeve tremujore të GDP-së për vitin 2008, për Shqipërinë. Jemi të gëzuar për nxjerrjen e këtyre treguesve dhe jemi të lumtur që kemi ndihmuar me një ekspert në këtë fushë. Është e qartë se këta tregues tregojnë një rritje ekonomike, deri në fund të tremujorit të tretë, prej rreth 10 për qind. Ka diçka, Prodhimi i Brendshëm Bruto i tremujorit, pra treguesit tremujorë të PBB-së, mbështeten në disa indikatorë dhe këta indikatorë janë më të ngushtë sesa ata me të cilët matet rritja vjetore e PBB-së. Ka një tendencë që treguesit tremujor të jenë më të luhatshëm. Gjithashtu, është krejtësisht e natyrshme që, meqenëse është hera e parë që ato publikohen, këto rezultate do të jenë subjekt i rishikimeve. Mënyra se si është matur PBB-ja tremujore reflekton edhe formalizimin e ekonomisë, pra, kalimin e bizneseve nga sektori informal në atë formal. Por, nëse formalizimi i ekonomisë është një fenomen shumë i mirëpritur, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht rritje ekonomike në vetvete. Për rritjen vjetore të PBB-së për vitin 2008, mbajmë parashikimin tonë për 6 për qind. Krahas arsyeve të përmendura të mbivlerësimit të rritjes në statistikat tremujore, arsyeja përse ne mbajmë parashikimin për një rritje prej 6 për qind vjetore në vitin 2008, është sepse, që në tremujorin e tretë janë parë disa shenja ngadalësimi dhe e dimë të gjithë që kriza botërore ekonomike ka pasur ndikime më të mëdha në tremujorin e fundit të vitit 2008. Kjo duhet të merret parasysh. Sa për t ju rikujtuar, në nëntor të këtij viti, për shkak të krizës botërore, FMN reduktoi parashikimet për rritjen ekonomike për këtë vit dhe vitin tjetër, për të gjitha vendet e botës”, - përfundoi Ann Margaret Uestin.
FMN për formalizimin e ekonomisë
“Ka një tendencë që treguesit tremujorë të jenë më të luhatshëm. Gjithashtu, është krejtësisht e natyrshme që, meqenëse është hera e parë që ato publikohen, këto rezultate do të jenë subjekt i rishikimeve. Mënyra se si është matur PBB-ja tremujore reflekton edhe formalizimin e ekonomisë, pra, kalimin e bizneseve nga sektori informal në atë formal. Por, nëse formalizimi i ekonomisë është një fenomen shumë i mirëpritur, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht rritje ekonomike në vetvete”
Rritja ekonomike, 3-mujori i fundit shenja ngadalësimi
“Për rritjen vjetore të PBB-së për vitin 2008, mbajmë parashikimin tonë për 6 për qind. Krahas arsyeve të përmendura të mbivlerësimit të rritjes në statistikat tremujore, arsyeja përse ne mbajmë parashikimin për një rritje prej 6 për qind vjetore në vitin 2008, është sepse, që në tremujorin e tretë janë parë disa shenja ngadalësimi dhe e dimë të gjithë që kriza botërore ekonomike ka pasur ndikime më të mëdha në tremujorin e fundit të vitit 2008. Kjo duhet të merret parasysh”
Ky lajm është publikuar: 09/01/2009